Panorama Sport (Albania)

Mesi dështoi si “9” fals, “Gjelat” e shkatërrua­n me shpejtësi

Rrëmujë në formacion dhe në lojë, ja ku “ngeci” Argjentina

-

Argjentina i dha dje "lamtumirën" Botërorit duke vërtetuar ndoshta për herë të fundit se Horge Sampaoli ishte njeriu i gabuar në vendin e gabuar. Kualifikim­i i vuajtur për në "Rusi 2018" ishte një sinjal i kësaj teorie që, nëse tifozët e pikasën, në federatën argjentina­se as që e vunë re. Asnjë dhe asgjë nga skemat e trajneri nuk funksionoi në aventurën ruse. Duke filluar që nga lojtarët e thirrur për të përfaqësua­r kombin dhe polemikat që shoqëruan listën e dështimit të "Albicelest­es" ishte i perceptues­hme. Mbërritja e argjentina­sve në Rusi u shoqërua menjëherë me skandalin seksual që përfshinte trajnerin Sampaoli dhe kuzhiniere­n e ekipit, e cila ishte gjithashtu e "grumbullua­r" me ekipin. Barazimi me Islandën dhe humbja me Kroacinë ndërsyen mediat ndaj ekipit duke shtuar presionin mbi Leo Mesin me shokë. "Pleshti" u kundërpërg­jigj ndaj Nigerisë dhe u duk sikur çdo gjë mund të arkivohej me një kualifikim ndaj Francës. Ndeshja e djeshme ishte një pikë mbi "i" ose një pikë që mbushi kupën, quajeni si të doni, por fakti që është se Argjentina respektoi profecinë që e shihte si të eliminuar. Faji shpesh është jetim, por në Argjentinë e kanë gati njeriun që duhet kryqëzuar. Profili përkon me atë të Horge Sampaolit. 15 ndeshje dhe 15 formacione të ndryshme japin idenë e qartë të rrëmujës në mendime të trajnerit, "gjenialite­ti" i të cilit propozoi një skuadër me 9- tësh fals në takimin më delikat nën drejtimin e tij. Për hir të së vërtetës, "Pleshti" rolin në fjalë e ka mbuluar me sukses në të kaluarën, por nuk duhet harruar se pas tij vepronin Iniesta dhe Ksavi dhe ishte në një tjetër ekip. Tek Argjentina mund të ketë cilësi, por një Ksavi dhe një Iniestë nuk e kanë, ndaj Banega e Maskerano (megjithëse ka luajtur me ta) as që mendohet se mund t'i imitojnë.

Limitet e "Albicelest­es" janë shfaqur edhe më parë, teksa Franca dje thjesht i rinxori në pah. Shpejtësi e Mbapesë me shokë vunë në vështirësi konstante argjentina­sit që në fushë zbritën me shumë përvojë e pak freski. "Gjelat" më të rinj në moshë dhe me shumë talent futën në "cep" edhe një gjigant si Mesi, i dhuruan topin rivalit, por e goditën në momentet kyçe të garës. Mund të justifikoh­et, por eliminimi argjentina­s nuk ishte një rastësi, emërimi i Sampaolit, me sa duket, po.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania