Panorama Sport (Albania)

Kilië Mbape: Nuk jam si Pele

Sulmuesi francez shijon skenën "botërore": Në Rusi për të treguar se sa vlej

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ka lindur në 1998ën, vit në të cilin Franca shpallej për herë të parë dhe të fundit në historinë e saj kampione bote. Pas ndeshjes së djeshme, dhe sidomos me paraqitjen e tij, Kilië Mbape shihet si njeriu që mund t'i kthejë Francës trofeun madhor. I pyetur pikërisht nëse ndihet si lideri që do të çojë kupën në atdhe, sulmuesi i "Gjelave" u përgjigj: "Jo nuk ndihem lider, ndihem pjesë e një grupi të mbushur me lojtarë të rëndësishë­m. Kemi një mision të madh, të cilin dëshirojmë ta përmbushim me sukses. Sa për ditëlindje­n time, nuk besoj se njerëzit e kujtojnë si vitin kur linda unë, por sepse Franca u shpall kampione. Ajo ishte një ngjarje që ka lënë gjurme të thella në historinë e futbollit francez dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Ajo ishte një skuadër e madhe dhe në duam të bëhemi të tillë, por për të tilla diskutime është ende herët".

ARRITJE - Dy golat e djeshëm dhe sidomos kualifikim­i ka ulur disi tonet e kritikave në Francë, të cilat sidoqoftë vijojnë të jenë të pranishme. Mbape është ndër të paprekshmi­t, nëse mund ta konsideroj­më të tillë, por ai nuk pranon epitete. "Ndeshjet e mira vijnë si pasojë e lojës së mirë dhe ndihmës së shokëve. Në Rusi kanë ardhur më të mirët dhe sukseset theksohen më shumë, por deri këtu kemi mbërritur si skuadër dhe jo individual­isht. Cshtë një rast i mirë për të treguar kush jemi dhe jam i bindur se do të japim maksimumin".

MBAPE SI PELE - Kilië Mbape, 19 vjeç e gjashtë muaj, u bë dje lojtari i dytë më i ri që shënon të paktën dy gola në një ndeshje të Kupës së Botës. Përpara tij, rekordmeni Pele, me 17 vite e dy muaj mbi shpinë. Krahasimi është i rëndë, por shërben për të dhënë idenë e yllit të Francës që dje eklipsoi Mesin dhe dërgoi Argjentinë­n në shtëpi. Lidhur më këtë arritje të tij, djaloshi i lindur në Paris, deklaroi: "Jam shumë i lumtur pa dyshim, siç jam edhe krenar, por më duhet të bëj të qartë diçka shumë të rëndësishm­e. Pele i përket një kategorie tjetër dhe nuk mund të krahasohem me të. Në Botëror ka shumë lojtarë cilësorë, çdo skuadër ka futbollist­ë niveli, ndaj nuk ka kampionat më të përkryer për të nxjerrë në pah aftësitë tona".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania