Panorama Sport (Albania)

Deshamp: Jemi një ekip i çmendur

"Mundëm një Argjentinë të madhe. Kritikat? Fusha tregon gjithnjë të vërtetën"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Didie Deshamp shi jon suksesin dhe të paktën për një ditë nuk mendon t'u përgjigjet kritikave. Duke folur pas fitores me Argjentinë­n, trajneri francez deklaroi: "Jam i lumtur sepse prej muajsh përgatitem për ndeshje të këtij niveli. Kritikat nuk do të mungojnë asnjëherë, por e vërteta është ajo që shihet në fushë. Ndiheshim mirë dhe donim të bënim një ndeshje të madhe. Duke parë rezultatin, mendoj se ia dolëm mbanë dhe në mënyrën më emocionues­e të mundshme".

Teksa shtypi "kursen" transalpin­ët, është vetë tekniku i tyre që nuk ngurron të flasë për defektet e të tijve. "Ishte një përballje mes gjigantësh, por pati edhe disa gabime. Kur ishim në disavantaz­h ( 1- 2) patëm një moment hutimi, por u treguam të zotë, duke marrë vendimet e duhura. Kur je në vështirësi, duhet të bësh gjërat e thjeshta. Ishte pikërisht falë kësaj thjeshtësi­e që përmbysëm rezultatin, ndaj ndihem shumë i kënaqur me mënyrën si e zgjidhëm sfidën", tha 49-vjeçari.

Me takimin e djeshëm ai u bë trajneri që ka drejtuar Francën me më shumë ndeshje. Falë kualifikim­it seria e Deshamp është e destinuar për të qenë më e gjatë, të paktën me një ndeshje, në rastin më të keq. Nuk janë prezencat e tij, ato që e shqetësojn­ë me trajnerin që nuk ngurron të kompliment­ojë edhe rivalët. Siç shpjegoi edhe në fjalën e tij, ajo ndaj Argjentinë­s nuk ishte një ndeshje me favorite: "Duhet të jepnim një sinjal të vlerave tona dhe më duket se e bëmë. Ishte një përballje shumë e komplikuar mes dy ekipeve cilësore. Argjentina ka një skuadër me përvojë, e cila e tregoi se nuk dorëzohet lehtë, kur me dy gola e ktheu ndeshjen në favorin e saj. Ne u treguam pak më të zotë, duke i vënë në vështirësi dhe duke fituar ndaj mendoj se kualifikim­i ishte i merituar. Jemi një ekip i çmendur". Për një ish-kampion bote suksesi nuk ka receta, teksa Deshamp shpjegoi se çfarë priste nga skuadra: "Duhet të mendojmë të çlodhemi dhe të rifitojmë energjitë e shumta që shpenzuam sot (dje). Nuk duhet të lejojmë që të na pushtojë euforia, por kam besim te djemtë sepse i shoh shumë të përqendrua­r dhe të uritur".

 ??  ?? në një ndeshje Botërori të fazës së 1/8-ave nuk shënoheshi­n që prej vitit 1986 (Kupa e Botës "Meksikë '86") , në Bashkimi Sovjetik-Belgjikë, që përfundoi me rezultatin 3-4.
në një ndeshje Botërori të fazës së 1/8-ave nuk shënoheshi­n që prej vitit 1986 (Kupa e Botës "Meksikë '86") , në Bashkimi Sovjetik-Belgjikë, që përfundoi me rezultatin 3-4.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania