Panorama Sport (Albania)

E eliminoi, Pogba: Mesi mbetet një idhull

-

"Kur e shoh të luajë, kuptoj përse e dua futbollin". Lionel Mesi mund të ketë zhvilluar ndeshjen e tij të fundit për Argjentinë­n në karrierën e tij, ditën e djeshme në Kazan kundër Francës ( ndeshje e fituar 4- 3 nga "Gjelat"), në 1/ 8- at e "Rusi 2018". Pas ndeshjes, Pol Pogba i ka kushtuar disa fjalë "Pleshtit" për mikrofonat e "TF1". "Ka qenë lojtari më i madh në botë për më shumë se dhjetë vitet e fundit", u shpreh mesfushori francez i Mançester Junajtid. "Është unik, në stil dhe staturë. Është e mahnitshme ajo çka arrin të bëjë me topin: një mëngjarash puro! Do jetë gjithmonë idhulli im. Më ka mposhtur në finalen e Ligës së Kampionëve kur luaja me Juventusin ( në 2015- ën) dhe jam i lumtur që e mposhta sot (dje). Ndërsa, ai duhet të ndihet i zhgënjyer, i trishtuar (për ndeshjen e fundit në një Botëror), por do mbetet gjithmonë në mendjen e çdo futbollist­i, gazetari e personi në botë. Mendoj, megjithatë, se do vazhdojë të jetë më i miri edhe për shumë vite. Për mua do jetë kënaqësi ta shoh duke luajtur. Pogba, më pas, ka bërë edhe analizën e tij për ndeshjen: "Ishte një sfidë e vështirë, mirëpo arritëm të fitonim, duke e mposhtur njërën ndër kombëtaret favorite", u shpreh në zonën mikse. "Na duhen hapësira për të shfaqur cilësitë tona dhe sot ( dje) ia arritëm më së miri. Pas golit të Merkados nuk u dorëzuam: e pamë që kishte ende kohë dhe qëndruam në sulm, të avancuar. Benxhamin ( Pavar) shënoi një gol të shkëlqyer dhe vazhduam sërish me idenë tonë të lojës. Ishte një fitore e madhe. Bëmë Francën të kërcejë!".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania