Panorama Sport (Albania)

Maskerano, “adios” Argjentinë: Do jem tifozi numër një

Mesfushori jep lamtumirën pas 147 ndeshjesh

-

"Duke nisur nga tani, jam vetëm një tifoz më shumë për këtë skuadër". Në përfundim të ndeshjes me Francën, ku skuadra e tij u mund me rezultatin 4-3, Havier Maskerano ka deklaruar se do tërhiqet përfundimi­sht nga kombëtarja. Me deklaratën e mësipërme të lënë pas ndeshjes, mesfushori i ka dhënë në këtë mënyrë lamtumirën përfaqësue­ses bardhekalt­ër. "Bëmë gjithçka deri në minutën e fundit. Ishte një ndeshje shumë e çmendur ku nuk e nisëm fare mirë, arritëm të rikuperoni­m dhe të përmbysnim rezultatin, por barazimi i tyre na dëmtoi shumë. E patëm shumë të vështirë të ringrihesh­im prej atij momenti. Megjithatë, nuk kemi pse të kritikojmë veten. Duhet të pranojmë se kundërshta­ri luajti më keq sesa ne. Shpresoj që në të ardhmen këta djem të provojnë përsëri dhe të arrijnë të bënë diçka", shtoi ish- lojtari i Liverpulit dhe Barcelonës. KARRIERA - Në kohën kur debutoi me kombëtaren e madhe ( ishte 16 korriku i vitit 2003) në një miqësore me Uruguain, Maskerano nuk kishte luajtur asnjë minutë si profesioni­st me skuadrën e parë të River Plejtit, sepse në rolin e shkatërrue­sit në skuadër ishte "Shefi", siç quhej

kapiteni dhe veterani Leonardo Astrada. Megjithatë, talenti i tij, i treguar më së miri me përfaqësue­set e moshave dhe me skuadrën olimpike, bëri që t'i jepej një mundësi për të treguar vlerat. Me kombëtaren do të luajë në total 147 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola. Përveç dy

medaljeve të arta në Lojërat Olimpike 2004 dhe 2008, Maskerano ka arritur të jetë katër herë finalist në Kupën e Amerikës me Argjentinë­n (2004, 2007, 2015, 2016) si dhe finalist në Botërorin e kaluar, ku Argjentina u mund 1-0 në finale nga Gjermania.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania