Panorama Sport (Albania)

“Dogji” një brez të tërë, por Sampaoli nuk largohet

Trajneri i Argjentinë­s: Nuk quhet dështim të të mundë Franca

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Botërori i tij nisi me akuza për ngacmim seksual ndaj kuzhiniere­s së kombëtares, ndërsa më pas vazhdoi me një paraqitje horror në fazën e grupeve. Vazhdoi me futbollist­ët që kërkuan kokën e tij, pas humbjes turpëruese me Kroacinë, derisa më pas iu dorëzua "shefave" Mesi dhe Maskerano që i diktuan formacioni­n dhe madje edhe skemat e lojës që sollën golin kualifikue­s të Rohos ndaj Nigerisë, i cili vlejti kualifikim­in. Gjithsesi, "skllav" i veteranëve apo jo, në kontratën e lidhur me federatën nënvizohet qartë se trajneri i Argjentinë­s është ai dhe natyrisht që ky udhëtim kaq i shkurtër në Kupën e Botës, edhe pse i mbyllur ndaj Francës, natyrisht që i pari mbi të cilin bien përgjegjës­itë është vetë Horge Sampaoli. Madje, në Argjentinë kanë nisur peticionet për të kërkuar "kokën" e tij, sepse pavarësish­t lojës së dobët të treguar, 58-vjeçari ndoshta ka djegur një brez të tërë të kombëtares aktuale, me Havier Maskeranon të parin, që tha lamtumirë. Gjithsesi, janë shumë të tjerë

që pas këtij dështimi të radhës janë në pikëpyetje të fortë për të vazhduar, sepse në grupin aktual ka shumë lojtarë "over 30", shumë emra të mëdhenj madje, nga të cilët disa ishin larg pritshmëri­ve të tyre, si Angel Di Maria për shembull, apo vetë "madhëria" e tij Lionel Mesi, Ever Banega, Uilli Kabajero, por ka edhe nga ata si Lukas Bilja e Gonzalo Higuain që nuk patën minutazhin që mund të meritonin, duke parë gjërat e pakta që u bënë në repartin

e mesfushës dhe atë të sulmit. Fundja, emrat e mësipërm do të jenë minimalish­t nga 34-35 vjeç në Botërorin "Katar 2022", prandaj për shumë prej tyre, aventura në kombëtare mund të jetë e mbyllur. Sigurisht që kjo gjë vlen edhe për Lionel Mesin, pasi edhe pse ai mund të jetë lideri, brenda dhe jashtë fushe, të vazhdojë të mbajë i vetëm peshim e një kombi në futboll, apo edhe sikur ta kërkojë që ta bëjë sërish këtë, do të jetë shumë e vështirë për "Pleshtin". Sampaoli nuk dorëzohet Dhe në fund, kush priste dorëheqjen e Horge Sampaolit do të zhgënjehet, sepse trajneri i Argjentinë­s nuk ka ndërmend që të dorëhiqet, madje nuk pranon as fjalën "dështim". "As që e vlerësoj në kokën time mundësinë për t'u larguar, - janë fjalët e para të tij pas eliminimit. - Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, kanë kaluar pak minuta dhe të gjithë jemi të zhgënjyer, të nervozuar, prandaj tani na duhet vetëm që të qetësohemi dhe t'i japim kohë vetes që të analizojmë këtë aventurë dhe vetëm më pas të dalim në vendime konkrete. Të mbetesh jashtë Botërorit të dhemb, duke parë mbi të gjitha të gjithë sforcon e bërë nga futbollist­ët. Kundër Francës dhanë gjithçka në fushë. Ata janë një skuadër shumë e shpejtë në kundërsulm dhe këtë e vuajtëm shumë. Kanë një lojtar të jashtëzako­nshëm si Mbape, i cili bëri diferencën, por edhe ' luftëtarë' të tjerë që sakrifikua­n dhe në fund na mundën. Dhe duke parë gjithë cilësinë e rivalit, unë nuk e pranoj kurrsesi që të eliminohes­h nga Francë ta quash dështim", përfundoi Sampaoli.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania