Panorama Sport (Albania)

Eliminimi direkt, Kristiano dhe Mesi dështojnë

-

- As Kristiano Ronaldo dhe as Lionel Mesi nuk kanë shënuar një gol në ndeshjet e Botërorit me eliminim direkt: Portugezi ka 0 gola në 6 ndeshje pas 25 goditjeve ( 514 minuta), ndërsa argjentina­si ka 0 gola në 8 ndeshje pas 23 goditjeve (756 minuta). - Kristiano Ronaldo provoi 6 goditje për Portugalin­ë kundër Uruguait (1 në kuadrat), një më shumë sesa gjithë skuadra e Uruguait gjatë 90 minutave (5). - CR7 pati 24 kontakte me topin në pjesën e parë, por asnjëra nga këto prekje nuk erdhi në zonën e Uruguait. - Goli i Pepes për Portugalin­ë i dha fund ecurisë së 597 minutave pa pësuar për Uruguain. Për të gjetur herën e fundit që skuadra e Tabarezit ishte ndëshkuar, u kthyem pas në nëntorin e vitit 2017 në ndeshjen kundër Austrisë.

- Edinson Kavani u bë mbrëmë uruguaiani më i moshuar që shënon një dopietë në Botëror, sepse 31-vjeçari është 108 ditë më i vjetër sesa ishte Diego Forlan kur realizoi në Afrikën e Jugut 2010. - Asisti i parë i Luis Suarezit për Kavanin ishte i vetmi pasim i suksesshëm që ylli i Barcelonës bëri për autorin e golit gjatë gjithë pjesës së parë kundër Portugalis­ë: vendimtar!

- Që prej vitit 1966, vetëm Zhego Lato dhe Andrej Sharmah (5 për Poloninë) dhe Mikael Balak dhe Miroslav Klose (5 për Gjermaninë) kanë kombinuar për më shumë gola në Botëror sesa Edinson Kavani dhe Luis Suarez (4 për Uruguain). Partnerë! Suarez ka dhënë gjithashtu 12 asiste për 44 golat e "El Matador" me fanellën e kaltër (27%).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania