Panorama Sport (Albania)

Festë dhe lot, Kavani: I shkojmë deri në fund

Lojtari i ndeshjes/ Dëmtimi vë në dyshim vazhdimin

-

Të gjithë prisnin shkëlqimin e Kristiano Ronaldos, e në fakt doli Kavani. Portugezi u eliminua, ndërsa "njeriu kudo" dominoi ndeshjen. "El Matador" udhëhoqi ekipin drejt çerekfinal­eve me një dopietë pikërisht përballë CR7-ës. Mirëpo, festa u bashkua me pak hidhërim, pasi një dëmtim muskulor në pulpën e majtë e bëri që të dilte nga fusha përpara përfundimi­t të 90-minutëshit.

FESTA - Me një gol për secilën pjesë, Kavani vijoi rrugëtimin e tij, duke udhëhequr Uruguain me gola, siç ka bërë thuajse prej një dekade. Dy gola, i pari me kokë pas shtatë minutash dhe i dyti me një harkim perfekt me të djathtën brenda zonës, u mjaftuan uruguaianë­ve për të vijuar rrugëtimin. "Jam shumë i lumtur për këtë gjë që kemi arritur. Është diçka shumë emocionues­e për mua. Fjalët në këto momente më mungojnë", është shprehur fillimisht Kavani. Vërshëllim­a e trefishtë e ndeshjes e gjeti futbollist­in në lot. Shkaku? Jo vetëm kënaqësia dhe entuziazmi për golat dhe kualifikim­in, por edhe prej dëmtimit. DËMTIMI - "Ndjeva një pickim në pulpë dhe menjëherë kuptova që nuk mund të vazhdoja. Tashmë, dashtë Zoti që të mos jetë asgjë e rëndë. Unë nuk jam mjek të them çfarë kam, por do të më duhet të kryej testet. Uroj shumë që të jem i gatshëm për të luajtur në ndeshjen tjetër dhe të mund të zbres në fushë me sa mundësi kam bashkë me shokët e mi", ka vijuar "El Matador". OBJEKTIVI - "Kam shpresë të ecim përpara dhe ta çojmë deri në fund këtë kompeticio­n. Mendoj se mund ta imagjinoj çfarë feste po bëhet në Uruguai tani. Kjo është si një ëndërr dhe ne do të tentojmë që të ecim sa më gjatë", ka deklaruar Edison Kavani në fund të ndeshjes. LOJTARI I NDESHJES - Dopieta dhe kualifikim­i që i dha Uruguait ka bërë që sulmuesi të marrë një vlerësim edhe nga FIFA. Në fund të takimit, Edison Kavani është shpallur "Lojtari i ndeshjes", duke merituar të gjithë vëmendjen, edhe pse në fushë ishin kampionët e Europës në fuqi dhe Kristiano Ronaldo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania