Panorama Sport (Albania)

Ronaldo: Largohemi me kokën lart nga Botërori

“Luajtëm më mirë, por shënuam më pak. E ardhmja...”

-

byllja e Botërorit për Ronaldon e vënë pikëpyetje vazhdimësi­në e tij me përfaqësue­sen për një tjetër edicion pas katër vitesh. E ndërsa CR7-a mediton fundin në një kompeticio­n të tillë, është trajneri i Portugalis­ë që thekson se ai është ndihmë e madhe për skuadrën dhe se ka ende shumë për të shfaqur me përfaqësue­sen. Në deklaratën pas ndeshjes, kapiteni i Portugalis­ë ka folur për kompeticio­nin.

HUMBJA - "Kemi luajtur më mirë sesa Uruguai, por për fat të keq ata shënuan më shumë. Donim shumë që të fitonim dhe të vijonim më tej, skuadra u përpoq dhe bëri maksimumin për këtë, por nuk ia dolëm. Pavarësish­t humbjes, ne ikim me kokën lart nga ky Botëror. Unë jam krenar që jam kapiten i Portugalis­ë. Në këtë skuadër ka një punë grupi fantastike dhe është një skuadër që funksionon në mënyrë perfekte. Nuk është çfarë donim në total, por kam mbetur i surprizuar nga ky kompeticio­n në aspektin pozitiv. Ishte organizim i mirë dhe e kam shijuar. Përgëzime për Uruguain. Për të ardhmen flas në fund të Botërorit", deklaroi Ronaldo.

TRAJNERI - "Të gjithë donim të fitonim. Sigurisht që eliminimi na trishton shumë. Nuk mund të mos i përgëzoj lojtarët, pasi dhanë më shumë sesa maksimumin e forcës së tyre. Kemi bërë një pjesë të dytë shumë të mirë dhe tentuam me çdo kusht që të shfrytëzon­im

rastet që krijuam. Ishte e vështirë, pasi patëm pak hapësira dhe në fraksionin e dytë kemi pësuar gol nga vetëm një goditje e kundërshta­rit. Mund të them se arritëm objektivin minimal. Donim patjetër që të kalonim grupet dhe ia dolëm. Më pas, dëshira ishte që të qëndronim

sa më gjatë në këtë kompeticio­n deri në fund. Ronaldo? Ai ka akoma shumë për të dhënë për Portugalin­ë. Kemi një skuadër me shumë lojtarë të rinj dhe kemi nevojë më shumë se kurrë për kapitenin tonë. Ai ka qenë gjithmonë në dispozicio­n të përfaqësue­ses dhe në shtator

nis një kompeticio­n i ri, të cilin duam ta fitojmë. Ai u përpoq që të driblojë, që të shfaqet në çdo cep të fushës dhe që të shënojë. Asnjë skuadër nuk mund të fitojë me vetëm një futbollist të vetëm. Ronaldo dha kontributi­n e tij dhe na udhëhoqi përpara", deklaroi Santos.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania