Panorama Sport (Albania)

Spanja sulmon nga e majta, Rusia vrapon si e çmendur

Rusët ndryshojnë shpesh, godasin me kundërsulm

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Fernando Hierro dhe Stanislav Çerçesov po përgatisin strategjin­ë për të marrë rezultatin pozitiv në ndeshjen e sotme, e vlefshme për 1/ 8- at e Botërorit. Gazeta "AS" ka bërë një analizë për Spanjën dhe Rusinë duke zbuluar sekretet e kësaj përballjej­e, nga e cila do të vendoset se cila do të shkojë në çerekfinal­e. Spanjë-Rusi do të luhet ditën e sotme në orën 16: 00 në "Luzhniki" të Moskës.

KILOMETRA- Spanja e respekton maksimalis­ht Rusinë dhe e ka marrë seriozisht duelin në fazën e 1/8-ave kundër të zotëve të shtëpisë. Rusia është një rival disi ndryshe nga të tjerët, por një ekip shumë fizik dhe i fortë. Deri tani, lojtarët rusë kanë përshkuar 331 kilometra, 20 më shumë sesa Spanja. Mesfushorë­t si Zobnin, Gazinski, Samedov, Golovin dhe Çerishev regjistroj­në nga 12 kilometra për ndeshje, një shifër shumë e lartë.

KAMELEON- Rusia është një skuadër që i përgatit skemat në bazë të rivalëve që ka përballë dhe nuk ka një lojë fikse. Kundërsulm­et janë arma më e fortë e ekipit të Çerçesovit, i cili e rreshton ekipin me skemën 4-4-1-1 dhe kërkon të rikuperojë topat me Zobninin dhe Gazinskin. Mesatarja e kundërsulm­eve të Rusisë është 14 për ndeshje, ndërsa në sfidën hapëse ndaj Arabisë Saudite arritën 19 kundërsulm­e. Spanja duhet të bëjë kujdes në këtë aspekt.

QËNDRUESHM­ËRINga ana tjetër, Spanja nuk e ndryshon idenë e saj për të luajtur me pasime ( deri tani ka dhënë 795 pasime mesatarish­t për ndeshje, 379 më shumë sesa Rusia). Ekipi spanjoll e zhvillon lojën e tij nga e majta, aty ku Ramos pason shpesh për Albën dhe më vonë Iniesta dhe Isko krijojnë lojën mes tyre për të shkuar në sulm.

NË ANËN TJETËR- Ndryshe nga Spanja, Rusia e zhvillon lojën e saj nga e djathta. 89 sulme kanë ardhur nga kjo pjesë me mbrojtësin e djathtë Fernandes, i cili sulmon mirë dhe me Samedovin që kroson

shpesh në zonë për të gjetur të lirë sulmuesit. Kjo pjesë e fushës do të jetë një fushe "beteje".

STRATEGJIA- Djemtë e Çerçesovit janë "vrasës" nga goditjet standarde dhe deri tani kanë shënuar 4 gola. Spanja duhet të jetë e kujdesshme me krosimet në shtyllën e parë,

pasi 10 nga 18 krosime kanë qenë aty. Hierro ka Pikenë si "rojtarin" e zonës dhe duhet të bëjë kujdes sepse rusët janë shtatlartë. Ndërkohë që në kornet kundërshta­re, Rusia ka dy lojtarë si Samedov dhe Zhirkov që mbrojnë shtyllat.

GJIGANTË- Nuk është

çudi që Spanja të vuajë shumë nga topat e gjatë. Në sulmin e Rusisë është një lojtar si Dzyba (1.96 metra). Dhe ka një të dhënë interesant­e, pasi kombinimet mes portierit Akinfejev dhe sulmuesit janë të tretat më të përsëritur­at në kampin rus. Për më tepër, Ramos

ka treguar se nuk është i pathyeshëm dhe ka humbur disa duele në ajër.

NUK PRESIN- Ky është një Botëror për t'u harruar për dy portierët De Gea dhe Akinfejev. Rusi ka realizuar 3 pritje dhe ka pësuar 4 gola, ndërsa spanjolli ka bërë vetëm

një pritje në 6 goditjet që ka marrë në portë. Pesë goditje kanë përfunduar në rrjetë.

MARATONOMA­KUËshtë Golovin lojtari që ka vrapuar më shumë në dy ndeshjet e para: 25.2 kilometra. Mesatarja më e lartë e arritur deri tani në Botëror.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania