Panorama Sport (Albania)

Hierro: Jemi mësuar me presionin, do japim jetën në fushë Nga i panjohur në “hajmali”, me Daliçin kroatët i trembin të gjithë

Iberikët sfidojnë të zotët e shtëpisë: "Fitojnë" detajet

- Përgatiti: LEDIO NASE

emi një plan të qartë dhe e dimë se çfarë duam. Futbolli është një lojë gabimesh dhe ai që dëshiron fitoren, duhet të gabojë sa më pak". Fernando Hierro, trajneri i Spanjës, ka dashur t'i përcjellë optimizëm skuadrës përpara sfidës së sotme ndaj Rusisë, e vlefshme për fazën e 1/8-ave. "Jemi të qartë për mënyrën e lojës së rusëve. Kemi besim te vetja, te 23 lojtarët që kemi. Çfarë do ndodhë në fushë? Askush nuk e di, do përshtatem­i me kushtet". Më pas, lidhur me ndryshimin e lojës së Spanjës, e kritikuar gjatë për pësimin e golave të shumtë (pavarësish­t se golat e shënuar nuk kanë munguar) Hierro shtoi: "Rusia është një kombëtare fizike, janë shumë të zotë në lojën në ajër edhe për shkak të staturës. Por, mund t'u hapim problem. Në fund do fitojnë detajet, për këtë jam i bindur. Spanja është mësuar të luajë nën presion".

RUSIA - "Kur i përballëm (Rusinë) në Shën Pjetërburg na shkaktuan shumë probleme: ushtronin vazhdimish­t presing, por shoh që në ndeshjet e këtij Botërori nuk e kanë përdorur atë 'taktikë'. Çfarë u kam thënë lojtarëve për t'i karikuar përpara ndeshjes? E përsëris: të mos e kthejnë kokën prapa, nuk e kuptoj logjikën e të parit nga e kaluara. Të fitojmë nesër (sot) dhe askush nuk do pyesë se çfarë ka ndodhur më parë. 11,5 milionë spanjollë do na mbështesin përmes televizori­t. Do doja të ishin këtu me ne, në stadium, pasi 11 lojtarët që do zbresin nesër (sot) në fushë do japin jetën për Spanjën. Jemi një skuadër vërtet cilësore".

DISFATA GJERMANE - Lidhur me atë që i ndodhi kombëtares gjermane, e eliminuar nga kompeticio­ni pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Koresë së Jugut (2-0; nga grupi u kualifikua­n Meksika dhe Suedia), është diskutuar gjatë, por Hierro nuk e konsideron tragjedi daljen e "Pancerave": "Nuk mund të them asgjë sepse janë një skuadër e jashtëzako­nshme. Unë jam askushi". Më 11 korrik 1998 me shumë mundësi Zllatko Daliç ishte duke pushuar në det, por në mbrëmje ndodhej përpara televizion­it, si gjithë kroatët. Pak a shumë ishte me pushime edhe tetorin e 2017ës, kur Davor Shuker e telefonoi për ta pyetur nëse e ndiente të merrte në dorë kombëtaren kroate, "jetime" pas largimit të Kaçiç, i shkarkuar si pasojë e disfatës ndaj Finlandës. Duhej luajtur ndeshja e fundit e kualifikue­seve kundër Ukrainës, në Kiev: fituesi do kishte kaluar në fazën eliminator­e. Daliç nuk e mendoi gjatë dhe bëri menjëherë valixhet. Nuk u bisedua për para, e as për të ardhmen. Daliç, që në të kaluarën e tij ka stërvitur edhe Dinamon, dukej si një zgjidhje e përkohshme, e vetmja mundësi e atij momenti, thuajse sikur kishte kaluar atje rastësisht. Tetë muaj më pas, Daliç është trajneri i respektuar i Kroacisë, skuadrës që deri më tani, së bashku me Belgjikën (megjithëse niveli i kundërshta­rëve ka qenë disi ndryshe) ka luajtur futbollin më të bukur, e që ka një kalendar të mirë për të vazhduar më tej në Botëror. ZËVENDËSUE­SI - Vjeshtën e 2017-ës postimet e para të Kroacisë në rrjetet sociale shfaqnin fotografin­ë e një djaloshi zeshkan, me flokë të zeza e këmishë të bardhë. Një stil që nuk u pëlqye nga kronistët, gati "ta hanin të gjallë" në sallën për shtyp të stadiumit të Kievit. U mbrojt me rregull: vinte nga Emiratet Arabe, me një karrierë të mirë si trajner atje, por me një të kaluar jo të spikatur si mesfushor në Kroaci. Shuker, në vija të përgjithsh­me, e kishte zgjedhur prej referencav­e pozitive, por edhe sepse lista e kandidatëv­e si pretendent­ë nuk ishte e gjatë. Por, ndërkaq, me tetë muaj distancë, Daliç po merr një rol kryesor te Kroacia. Avantazhi i parë i Daliç: në 1998-ën, pra, ndodhej me pushime, në karrierën e tij nuk ka ndërthurje me gjeneratën që mahniti dhe e mbylli Botërorin në vendin e tretë. Presidenti Shuker ishte një "yll", Zllatko një mesfushor dosido. Ndaj kroatët e panë disi me dyshim në fillim, për këtë arsye tani e respektojn­ë dhe e mbështesin pa rënë pre e entuziazmi­t të tepruar. Daliç është i zoti në leximin e ndeshjes dhe në menaxhimin e frymës së skuadrës. Pëlqen modulin 4-2-31, por e ndërron shpesh: përdor mbrojtjen me tre kur duhet, flet me lojtarët, i lë të lirë dhe i bën të ndihen pjesë e vendimeve të rëndësishm­e, edhe pse në fund i merr ai... Kështu veproi në rastin e Kaliniçit, kështu veproi kur la në stol Çorlukën, në lojtar kyç momentalis­ht jashtë forme, por që i shërben shumë skuadrës kroate. Tani kauza, e lehtë të mendohet, është të barazohet gjenerata e artë. Daliç nuk ka frikë të pro-

vojë, e në krah ka një grup besnik. PREDENTENT­Ë - "Danimarka është një kundërshta­r i ndërlikuar: dinë si të vendosen në fushë. Presim një ndeshje të vështirë!". Kështu e ka analizuar, ndërkaq, rivalin e radhës Daliç, në konferencë­n për shtyp të ditës së djeshme. Shumë e shohin Kroacinë si një nga

kandidatët kryesorë për Kupën, por kjo nuk përbën presion për trajnerin kroat: "Nuk ka rrezik presioni. Paraqitja në fazën e grupeve na ka dhënë më shumë besim, por nuk shohim prapa. Nesër (sot) na pret një përballje e rëndësishm­e. Jam optimist, kam besim te djemtë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania