Panorama Sport (Albania)

Federata e konfirmon, Lëv merr kohë

"Situata nuk është e duhura, por do të jemi përsëri pretendent­ë për Kupën e Botës"

-

Trajneri Lëv nuk iu përgjigj qartë py etjes në lidhje me të ardhmen e tij në krye të stolit gjerman. Ai tha se do të mendohet dhe që kërkon kohë për të marrë një vendim. Presidenti i Federatës Gjermane të futbollit ka thënë se kërkon të vazhdojë me Lëvin si trajner, por kjo do të varet vetëm nga dëshira e trajnerit. "Do të na duhet pak kohë për të kapërdirë këtë eliminim të parakohshë­m nga Botërori. Nuk jam në gjendje të them pse nuk arritëm të shkonim në fazën e 1;8-ave. Këtë fundjavë do të analizojmë të gjitha gjërat që nuk shkuan mirë në Rusi. Trajneri duhet ta ndiejë vetë nëse do të qëndrojë akoma me ne apo jo. Për këto gjëra duhet të kesh akoma uri për të fituar dhe të jesh gati për fillime të reja".

BESIMI TE RIKTHIMI "Duhet të përmirësoh­emi dhe të rikthejmë skuadrën në shinat e duhura", pati deklaruar Oliver Birhof. Gjermanët kanë vetëm dy muaj kohë deri në sfidën e ardhshme, në të cilën duhet të tregojnë një sinjal pozitiv te tifozët se diçka ka ndryshuar nga Botërori i Rusisë. Grindel ka theksuar se të gjithë bashkëpunë­torët e tij dëshirojnë Lëvin si trajner. "Nuk kishim asnjë person kundër idesë për trajnerin aktual. Duam të vazhdojmë rrugën e nisur", tha presidenti. I këtij mendimi ishte edhe Kristof Metczelder kur foli për "Skysport". "Nuk mendoj se ka një njeri që ka një ide se kush do të jetë trajneri i ri në skuadrën tonë nëse Lëv vendos të largohet", tha ish- mbrojtësi i kombëtares. Ndërkohë, vetë Lëv thuhet se u ka kërkuar kohë drejtuesve për të marrë një vendim. Gjasat janë që ai të vazhdojë aventurën me "Pancerat" dhe të riformatoj­ë skuadrën duke aktivizuar shumë lojtarë të rinj. Kontrata e tij e re u firmos para se të fillonte kampionati botëror, si shenjë besimi i federatës për punën e kryer dhe atë në të ardhmen. Një epokë e re mund të nisë sërish me Lëv që duhet të sakrifikoj­ë disa nga lojtarët e tij më të mirë, që janë tani në një moshë të madhe. Kros do të jetë shtylla e skuadrës së bashku me Goreckën dhe Sanenë që nuk u grumbullua në listën përfundimt­are.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania