Panorama Sport (Albania)

Historike, tri klube shqiptare në turin e parë të Champions

Kukësi, Shkëndija dhe Drita si asnjëherë më parë

-

Kualifikim­i i Dritës në turin e parë eliminator të Champions Ligës e çoi në tre numrin e skuadrave shqiptare që do të marrin pjesë në këtë kompeticio­n. Gjilanasit arritën të fitonin përballë ekipit nga Gjibraltar­i, Linkoln Red, çka bëri që ata t'u bashkëngji­teshin në këtë tur edhe dy skuadrave të tjera shqiptare, përkatësis­ht Kukësit, si dhe Shkëndijës. I veçantë është fakti se gjilanasit duhet të kalonin më parë një tur paraelimin­ator përballë një ekipi që në letër nuk ishte shumë i vështirë, por që i shkaktoi jo pak telashe ekipit të Superligës Kosovare, që ka

arritur të shpallej kampion në vendin e tij. Megjithatë, për gjilanasit situata do të jetë e vështirë në turin tjetër, pasi shorti i ka vënë përballë ekipit suedez të Malmos, një skuadër shumë e organizuar dhe me traditë në Europë. Gjithsesi, Drita deri më tani ka siguruar rreth 1 milion e

30 mijë euro të ardhura nga pjesëmarrj­a në Champions. Kalimi i Dritës ka bërë bujë të madhe dhe urime kanë ardhur edhe nga kundërshta­rët. Ka qenë presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, që ka uruar skuadrën nga Gjilani duke i uruar që të shkojnë sa më tej në këtë kompeticio­n. Kujtojmë që Prishtina do të luajë në Europa Ligë. Por, ky kualifikim është historik për ekipe shqiptare që për herë të parë në këtë tur janë tre. Shkëndija e Tetovës do të luajë përballë kampionëve të Uellsit, ekipit The New Saints, ndërsa Kukësi do të luajë përballë ekipit të Valetës. Nga tri skuadrat shqiptare, Kukësi pritet të ketë kundërshta­rin më të lehtë, duke qenë se futbolli në Maltë ende nuk është në nivele shumë të larta. Shkëndija pritet të ketë një përballje delikate me uellsianët edhe për faktin se është një kundërshta­r i panjohur.

 ??  ?? Nga ndeshja Linkoln Reds-Drita 1-4
Nga ndeshja Linkoln Reds-Drita 1-4

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania