Panorama Sport (Albania)

Luftëtari thyen sllovenët

Oltion Rapa dhe Dejvi Bregu i mbyllën llogaritë që në pjesën e parë

- TOMOR SHEHU

uftëtari fiton edhe miqësoren e dytë në tokën sllovene, duke bindur me lojë dhe rezultat. Në përballjen ndaj klubit të Superligës sllovene, NK Aluminij, gjirokastr­itët mbyllën gjithçka që në pjesën e parë falë golave të Oltion Rapës dhe Dejvi Bregut. Trajneri Millosh Kostiç kishte bërë dy ndryshime në formacion, krahasuar me ndeshjen e parë ndaj maqedonasv­e të Rabotniçki­t, ku Luftëtari fitoi 3-1. Qendërmbro­jtësi boshnjak, Nemanja Janiçiç, nuk u aktivizua për shkak të një dëmtimi të lehtë, ndërsa në vend të tij luajti Aurel Demo. Në portë si titullar, këtë herë, ishte kroati Hrvoje Bukovski, ndërsa risi ishte aktivizimi si qendërmbro­jtës i Liçajt. Ky i fundit bashkë me Rapën formonte dyshen e qendrës, ndërsa Demo dhe Xhekson luajtën nga krahët. Mesfusha dhe sulmi ishin njësoj si ndaj Rabotniçki­t, me Aleksin dhe Ramadanin përpara mbrojtjes, si dhe Vucajn në rolin e fantazisti­t. Nga krahët e sulmit ishin Milosavlje­v dhe Bregu, ndërsa Luftëtari para ndeshjes së djeshme

në majë Shkurtaj, duke u rreshtuar me skemën 4-2-3-1. Në pjesën e dytë, Kostiç aktivizoi të gjithë lojtarët e stolit si D. Rapo, Hyseni, Ymeraj, Oshafi, Molla, Janku, Bellai, Açka dhe Cekaj. Përjashtim bënë Ruçi dhe Rroca, teksa Kostiç preferoi që Bukovski të luante 90 minuta, ndërsa sa i përket fantazisti­t,

vijon ende fazën e riaftësimi­t. Loja e bluzinjve ishte bindëse, teksa pas presionit të vazhdueshë­m në fillim, arritën të kalonin në avantazh me anë të mbrojtësit Rapa, që devijoi një top me kokë në rrjetë pas krosimit në zonë nga Milosavlje­v. Ndërsa, një minutë para fundit të pjesës së

parë, Shkurtaj dribloi mrekullish­t dy kundërshta­rë në zonë dhe nxori Bregun në një pozicion shënimi. Vlonjati nuk fali, duke shënuar golin e dytë pas goditjes tokazi. Në sajë të ndryshimev­e të shumta në pjesën e dytë, ritmi i lojës ra ndjeshëm për të dyja skuadrat. Sllovenët arritën të shkurtonin diferencën e golave, por vetëm kaq, pasi gjithçka u mbyll 2-1 për Luftëtarin. Për të ndjekur takimin me sllovenët, kishte mbërritur dje edhe presidenti i gjirokastr­itëve, Grigor Tavo. Ky i fundit takoi stafin dhe lojtarët, duke shprehur mbështetje­n e tij në prag të debutimit në Europë. Testi i tretë

për gjirokastr­itët do të luhet nesër ndaj klubit të Superligës rumune, FC Voluntari. VENTSPILS NË KRIZË

Rivali i Luftëtarit për turin e parë të Ligës së Europës është në krizë rezultates­h. Dy ditë më parë Ventspils pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat, këtë herë me rezultatin e thellë 3-1 kundër Rigas FS. Pas 13 javësh kampionat, Ventspils pozicionoh­et në vendin e katërt me 22 pikë, plot 12 pikë më pak se kryesuesit e Rigas. Në ndeshjen e fundit për letonezët debutoi edhe mesfushori ukrainas, Juli Mandzhgala­dze, i cili është afrimi më i ri i rivalëve të Luftëtarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania