Panorama Sport (Albania)

Teuta, një 19-vjeçar premton: Do jetë viti im

-

Jurgen Peqini e ndien veten gati për të rivalizuar me shokët e skuadrës për një vend në formacioni­n e Teutës në edicionin e ri. Pas eksperienc­ës së fituar, sulmuesi elbasanas beson se ky do të jetë viti i tij. Tre gola në 211 minuta në 6 ndeshje të aktivizuar­a, prej të cilave vetëm një si titullar, janë statistika të mira për të riun sa i përket sezonit të fundit. Dje, në një intervistë për "Panorama Sport", Peqini foli për objektivat që ka në këtë edicion.

Si e vlerësoni sezonin që kaloi, ku nuk patët shumë minuta?

Të jem i sinqertë prisja të merrja më tepër minuta, megjithatë ai ishte sezoni im i parë në Superiore. Nuk mora aq sa duhej, por mendoj se për aq sa m'u dha mundësia, tregova atë që një sulmues di të bëjë: të shënoj. Shumë pak minuta dhe 3 gola, jam i kënaqur.

Tani keni fituar më tepër eksperienc­ë, çfarë prisni nga ky sezon?

Normalisht, viti i parë është shumë i vështirë, sidomos për një djalë të ri, sepse unë vija nga Kategoria e Parë dhe normalisht në Superiore luajnë lojtarët më të mirë dhe ka shumë konkurrenc­ë. Tani jam më i pjekur dhe Teuta më ka rritur shumë profesiona­lisht. Besoj se ky do të jetë viti im.

Te Teuta ka pasur shumë ndryshime, si i shikoni lëvizjet në merkato?

Deri tani ka pasur shumë lëvizje në dalje, por edhe afrimet kanë qenë cilësore. Sa u përket afrimeve të reja, njoh vetëm mesfushori­n Sherif Kallaku. Kemi luajtur bashkë te Kombëtarja U19, është një lojtar me cilësi shumë të mira dhe mendoj se na nevojitej një fantazist si ai.

Me çfarë objektivi mendoni se do të futet Teuta këtë sezon?

Është ende herët të flasim për objektiva, pasi akoma nuk kemi filluar me përgatitje­t. Sidoqoftë, Teuta në vitet e fundit objektiv ka pasur pjesëmarrj­en në kompeticio­net europiane dhe besoj se ky do të jetë synimi jonë. Shpresoj dhe besoj shumë se do të kemi një ekip shumë kompetitiv për të rivalizuar denjësisht me çdo ekip.

Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania