Panorama Sport (Albania)

Laçi bën paqe me Kastriotin, Greca “digjet” për një karton

Barazim pa gola në miqësore, ikën mesfushori

- KASTRIOTI: GJYQTARË:

Laçi dhe Kastrioti u përballën dje në një test miqësor, rezultati i të cilit nuk kishte shumë rëndësi, pasi kjo ndeshje u shërbeu të dy trajnerëve për të parë gjendjen aktuale të skuadrave. Nëse Besnik Prenga kërkon të kolaudojë Laçin para ndeshjes së Ligës së Europës kundër Anorthosis më 12 korrik, krejt ndryshe janë synimet e trajnerit të krutanëve, Elvis Plori, skuadra e të cilit është në fazën e ndërtimit dhe për momentin po punohet më shumë me lojtarët në provë. Laçi e nis takimin me formacioni­n më të mirë, ndërsa krutanët duke qenë se vetëm pak ditë kanë që kanë nisur përgatitje­t, patën një skuadër mikse në fushë, kryesisht me lojtarë që vinin nga sezoni i shkuar. Loja nis me kurbinasit më kërkues dhe është Jonuzi ai që vë në provë portierin e Kastriotit, Puja, por nuk ka gol. Nga krahu tjetër Selmani qëndron i pashqetësu­ar, pasi skuadra krutane më së shumti qarkullon topin dhe rastet në drejtim të portës kundërshta­re janë të pakta. Sulmuesi kroat, Vice Kendesh, që debutoi për Laçin, si dhe Lilaj për Kastriotin, kishin mundësi të zhbllokoni­n sfidën, por nuk ia arritën, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rrjeta të paprekura. Nisja e fraksionit të dytë u lë vendin kryesisht

Selmani, Shtubina, Gjoni, Hoxhallari, Sefgjini, Eller, Lushkja, Jonuzi, Uzuni, Hadroj, Kendesh. ( Popaj, Della, Bushi, Smaçi, Hasanbelli, Zogaj). Trajner: Besnik Prenga

Puja, S. Lilaj, V. Lila, Çela, Mziu, Çutra, Caca, Malindi, Marku, Hasa, Vatnikaj. ( Bala, Husein, Neziri, Xhaferri, Thodoris, Mulaj, Kabiru, Përgjini, Grigori). Trajner: Elvis Plori

K. Prenga, Xh. Bacaj, E. Gryka ( Laç)

zëvendësim­eve dhe krutanët janë ata që hedhin në fushë një formacion totalisht ndryshe. Ndërsa kurbinasit i kryejnë gradualish­t zëvendësim­et. Shtubina është ai që shfaqet rrezikshëm, por pa arritur të shënojë. Nga krahu tjetër, ka rast për ndryshim rezultati dhe ai i sulmuesit Përgjini

mund t'i çonte shifrat në favor të krutanëve. Pavarësish­t përpjekjev­e të të dyja skuadrave, gjithçka u mbyll në një barazim 0-0. Vlen të theksohet se te Laçi u provua afrikani Della, ndërsa te Kastrioti ra në sy mbrojtësi grek, Theodoros Papuçojano­pulos. Bëhet fjalë për një 23-vjeçar që

ka luajtur për klube si Atromitos, Niqi Volu, Sllavia Sofje dhe Kallamata. Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e kombëtarev­e të moshave të Greqisë. Dje greku u aktivizua gjatë pjesës së dytë ndaj Laçit. LARGIMI - Detajet e vogla ndonjëherë bëjnë diferencë. Klubet i nënvlerëso­jnë shumë situatat dhe të kaluarën e lojtarëve dhe më pas detyrohen të bëhen qesharakë. Një javë më parë, Tirana dhe Laçi arritën marrëveshj­en për huazimin e sulmuesit Bedri Greca për ndeshjet e Ligës së Europës. Lojtari doli në stërvitje me kurbinasit dhe pas 7 ditësh, u mësua se e ka të pamundur të luajë në ndeshjen e parë ndaj Anorthosis. Për herë të fundit, Greca ka qenë pjesë e Kukësit në një ndeshje ndërkombët­are, pikërisht më 7 korrik 2016 (Rudar-Kukësi 0-1), teksa është ndëshkuar me karton të kuq. Mirëpo, këtë pezullim, ai nuk e ka shlyer, pasi gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur mundësi të federohet në Kupat e Europës për ndonjë nga klubet shqiptare. Tashmë nuk do të jetë pjesë e Laçit, sepse i duhet ta shlyejë pezullimin në ndeshjen e 12 korrikut. Një lëvizje qesharake dhe e pastudiuar nga të klubet, ndërkohë që i vetmi që doli kundër ishte trajneri Ze Maria. Bujar Balliu

 ??  ?? Çast nga miqësorja e luajtur dje në Kamzë
Çast nga miqësorja e luajtur dje në Kamzë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania