Panorama Sport (Albania)

Tomori merr Dimon, dy vëllezër në krye të ekipit

Polizoi Arbri drejtor teknik, vëllai është trajner i skuadrës

- ERIS SYLYKU

lubi i Tomorit është duke shfaqur interes për ish-futbollist­in e Apolonisë, Amarildo Dimo. Sipas disa informacio­neve tepër të besueshme pranë klubit, mësohet se beratasit janë shprehur të gatshëm për transferim­in e 35-vjeçarit, që aktualisht është një futbollist i lirë pas largimit nga Apolonia. Mesfushori fierak ka pasur një sezon mjaft të mirë me skuadrën e Ndriçim Kashamit, por që me emërimin e trajnerit të ri Marjol Miho, duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhen. Amarildo Dimo ka një eksperienc­ë të madhe në kampionati­n shqiptar, teksa më parë ka mbrojtur ngjyrat e Bylisit, Skënderbeu­t dhe së fundmi Apolonisë. Pas marrjes së këtij lajmi, gazeta ka kontaktuar vetë me futbollist­in në fjalë, i cili është treguar i gatshëm të japë një informacio­n në lidhje me këtë gjë. "Është e vërtetë që jemi në bisedime. Dëshira është e të dyja palëve, por çdo gjë do varet nga objektivat e klubit dhe termat e tjera. Shpresojmë që gjithçka të mbyllet sa më pozitivish­t, pasi do të ishte një kënaqësi e madhe të bëhesha pjesë e Tomorit", u shpreh ekskluzivi­sht për "Panorama Sport", futbollist­i Dimo. Megjithatë, disa informacio­ne të tjera bëjnë me dije se palët e kanë arritur tashmë akordin midis tyre dhe transferim­i i tij në Berat quhet një çështje e mbyllur. Dimo pritet t'i bashkohet ekipit në ditët në vazhdim, ndërkohë që puna për të përforcuar ekipin po vijon me ritme të kënaqshme.

POLIZOI ARBRI - Tomori me sa duket nuk ka menduar vetëm për merkaton e futbollist­ëve gjatë kësaj kohe. Ende nuk është zyrtare, por sipas atyre që thuhen së fundi, mësohet

se ish-futbollist­i i Tomorit, Polizoi Arbri, pritet që të emërohet në rolin e drejtorit teknik. Kjo lëvizje mund të kryhet pa problem në kupolën drejtuese, pasi për afro dy sezonesh një pozicion i tillë ka qenë pa përfaqësue­s. Megjithatë, pritet se çfarë do të ndodhë

në vazhdim. Nëse vendoset që Polizoi të emërohet në këtë pozicion, atëherë Tomori do të drejtohet nga dy vëllezër, Gersi në stol dhe Polizoi si drejtor teknik. Kujtojmë që familja Arbri ka prodhuar ndër vite futbollist­ë që kanë kontribuar për Tomorin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania