Panorama Sport (Albania)

Titullarët qëndrojnë, Denis Mici zgjedh Elbasanin

-

Elbasani është në pritje të zhvillimev­e nga ana e drejtuesve dhe të mësojnë se kur do të startojnë përgatitje­t për sezonin e ardhshëm futbollist­ik. Gjasat janë që nga mesi i korrikut ose nga fillimi i gushtit, edhe pse mbetet për t'u parë kur do të jepet OK-i nga ana e drejtuesve elbasanas. Megjithatë, pak e nga pak po fillon të kompozohet edhe ekipi i ardhshëm, me një pjesë të mirë të titullarëv­e të edicionit të kaluar. Në një prononcim për "Panorama Sport", mbrojtësi i djathtë me tipare ofensive, Denis Mici, shprehet se do t'i qëndrojë besnik Elbasanit dhe ka besim se do të bëhet një projekt ambicioz për të ardhmen. "Në aspektin personal mendoj se kam bërë një sezon të mirë, ashtu si edhe e gjithë skuadra, e cila arriti objektivin për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Këtë sezon kam besim se do të vazhdojmë me ngjitjen në Superiore dhe do të bëhet një ekip ambicioz. Personalis­ht dëshiroj të qëndroj të kontribuoj për ngjyrat e qytetit tim dhe të realizojmë objektivat që do të kemi këtë sezon. Gjithsesi, për momentin jemi me pushime dhe më vonë do të shohim për të ardhmen", u shpreh në prononcimi­n e tij për gazetën mbrojtësi elbasanas. Verdheblut­ë kaluan një vit më parë një prej sezoneve më të vështira në historinë e tyre ku luajtën në Kategorinë e Dytë. Por, ia dolën që të ngjiteshin pas vetëm një sezoni dhe tashmë do të luajnë në Kategorinë e Parë. Shumë besojnë se do të krijohet një ekip cilësor që të luftojë për ngjitjen në Superiore. Një prej çështjeve që po e mban peng këtë klub janë aksionet, për të cilat ka probleme. V.Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania