Panorama Sport (Albania)

Markez nuk njeh rivalë, siguron “pole” në Asen

Krutçou dhe Rosi nisen nga vija e parë

-

Ashtu siç parashikoh­ej, Mark Markez regjistron "pole" për herë të 47- të në karrierë, në "Moto GP" dhe i lë të gjithë pas në pistën e Asenit. Spanjolli i Hondas i mbyll provat kualifikue­se duke bërë xhiron më të mirë 1'32"791 dhe me një diferencë fare të vogël lë mbrapa shokun e skuadrës Krutçlou, italianin e Yamahas, Valentino Rosi dhe Andrea Dovicioson e Dukatit. Të katërt ndahen nga një diferencë shumë e vogël kohore prej 79 të mijtash. Në vijën e dytë do të startojnë edhe Rins bashkë me Vinjales. Ndërkohë, Horge Lorenco nuk shkoi më shumë se vendi i dhjetë në Holandë. Kështu, Mark Markez arrin të marrë "Pole position" për herë të parë në pistën holandeze, në një moment delikat për të. Tashmë, pritet që Markez të mbajë po këtë ritëm dhe në garën që do të startojë ditën e sotme në orën 14:00, ku rivalët duket se nuk do ta kenë aspak të lehtë që t'i bëjnë ballë. Në garë rivali kryesor për kampionin në fuqi pritet të jetë Valentino Rosi, duke parë që në të shkuarën italiani ka mundur të marrë rezultate të shkëlqyera në Asen, madje u konfirmua dhe në provat kualifikue­se të ditës së djeshme. Rosi, edhe pse u rrëzua ku madje pësoi edhe një dëmtim në dorën e djathtë, u ringrit dhe u tregoi të gjithëve që është gati të luftojë deri në fund. Zhgënjyes në këtë garë ishte Dani Pedrosa, i cili nuk ishte i zoti të kalonte kualifikue­set e para dhe do të niset nga vendi i 18-të dhe shpresohet që kalimi i tij në Yamaha të rikthejë Danin e vërtetë. Ndërkohë, ashtu si parashikoh­ej Franko Morbidelli nuk mori pjesë në provat zyrtare pas frakturës në dorë që pësoi në provat e treta të lira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania