Panorama Sport (Albania)

Botas bën surprizën, Fetel penalizohe­t me 3 pozicione

Hamilton niset i dyti në Austri

-

Valteri Botas bën surprizën, duke qenë më i shpejti në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Austrisë. Finlandezi i Mercedez arrin të sigurojë "pole" në pistën austriake ku regjistroi kohën 1'03"130. Në Austri, Botas i befason të gjithë duke lënë pas dy pretendent­ët kryesorë për titull, si shokun e tij të skuadrës, Hamilton që do të niset i dyti, gjithashtu dhe Sebastan Fetel të Ferrarit që regjistroi kohën e tretë më të mirë, por që u penalizua nga drejtuesit e garës, pasi bëri një shkelje në drejtim të Karlos Sainz. Botas duket se ka përfituar më së miri nga pista austriake, që është shumë e shkurtër dhe në sesionin e tretë të provave zyrtare shpërtheu duke bërë një xhiro perfekte ku i la pas të gjithë. Vija e parë e nisjes do të kompletohe­t nga kampioni i botës në fuqi, Ljuis Hamilton, ndërsa në vijën e dytë do të kemi pilotin e Ferrarit, Kimi Raikonen dhe Maks Vershtapen e skuadrës Red Bull, të cilët do të nisen respektivi­sht në vendin e tretë dhe të katërt. Në vendin e pestë kemi një surprizë, pasi është piloti i skuadrës Has, Roman Groszho, ai që do të startojë nga ky pozicion. Ndërkohë, në pozicionin e gjashtë do të startojë Sebastian Fetel, i cili regjistroi kohën e tretë më të mirë në pistë, por mori një penalizim nga drejtuesit, pasi i shkaktoi një pengim në kualifikue­set e dyta pilotit Karlos Sainz. Vendi i shtatë shkon për pilotin e Red Bull, Riçardo. Hamilton u tregua më i shpejti në sesionin e parë të provave zyrtare, më pas në sesionin e dytë ishte piloti i Ferrarit Sebastian Fetel, ai që regjistroi kohën më të mirë, por që më pas u dënua. Ndërkohë, gjithçka u përmbys në sesionin e tretë me Valteri Botas që bën befasinë, duke i kaluar të gjithë. Gara do të zhvillohet sot në orën 15:10 dhe pritet të jetë shumë emocionues­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania