Panorama Sport (Albania)

Tite fërkon duart, Brazili i ka mundur të gjitha skuadrat

Mban më shumë topin, pason dhe shënjestro­n portën

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një kombëtare që vlerëson mbajtjen e topit, pasimet e shkurtra dhe e tenton më shumë portën. Po t'u hedhim një sy statistika­ve të detajuara të ndeshjeve të Brazilit në fazën e grupeve të dy Botërorëve të fundit, kupton një ndryshim drastik nga Brazili i Luiz Felipe Skolarit, i renditur i katërti në Botërorin e luajtur në shtëpi 4 vite më parë nga skuadra e Tites, e kualifikua­r në 1/8-at e Rusi 2018. Tite ka diktuar një stil loje shumë më pragmatik se Felipe, një filozofi loje sipas mënyrës së tij të mendimit dhe ndërtimit të një skuadre. "Seleçao" ka përqafuar stilin "tiki-taka" që ndihmoi Spanjën të shpallej kampione në 2010 në Afrikën e Jugut, por që nxjerr gjithashtu në pah edhe rolin e individual­iteteve të rëndësishm­e. Në fazën e grupeve të këtij Botërori, kariokat kryen 1793 pasime, 45 për qind më shumë sesa në 2014. Por, rezultatet në fushë kanë qenë pak a shumë të ngjashme. Në grup me Kroacinë, Kamerunin dhe Meksikën në 2014, Brazili u rendit i pari me 7 pikë, të njëjtën kuotë dhe vend që zuri edhe këtë vit pas dy fitoreve (ndaj Kosta Rikës dhe Serbisë) dhe barazimit me Zvicrën. Brazili i 4 viteve më parë shënoi 7 gola ndaj 5 të këtij turneu. Një ndryshim mes këtyre dy skuadrave është ai i pasimeve të shkurtra dhe zotërimi i topit. Brazili i Tites e mbylli fazën e parë me një mesatare prej 61 për qind të kontrollit të topit për ndeshje. Brazili është skuadra e tretë që ka kryer më shumë pasime deri tani dhe renditet vetëm pas Spanjës me 2,161 dhe Gjermanisë me 1,840. Pas 3 ndeshjeve në 2014, grupi i Felipes nuk renditej as mes 15 ekipeve të para për numrin e pasimeve. Sa u përket goditjeve drejt porte, ata e kanë shënjestru­ar katërkëndë­shin 53 herë në këto ndeshje, ekipi i dytë në këtë klasifikim të turneut, pas gjermanëve (67). Kjo është një tjetër shifër e rëndësishm­e që shpjegon ndryshimin me skuadrën e 4 viteve më parë, që e mbylli fazën e grupeve me 45 goditje drejt porte, më pak se Franca, Gana, Portugalia, Zvicra, Argjentina dhe Bosnjë Hercegovin­a. Një tjetër

aspekt që kërkon vëmendje është se pjesë të rëndësishm­e të grupit punojnë më tepër për skuadrën. Nejmar, kapiteni në 2014 e mbylli fazën e grupeve në Brazil si golashënue­s me 4 gola. Këtë vit ka shënuar vetëm njëherë, por i është ngarkuar detyra të jetë më bashkëpunu­es

me skuadrën dhe protagoniz­min e tij e ka ndarë me Kutinjon. Ai është shndërruar në një organizato­r, që gati ka dyfishuar numrin e pasimeve. E njëjta gjë vlen edhe për Tiago Silvën. Sot mbrojtësi pason më shumë, merr iniciativë, godet më shumë dhe ka shënuar edhe një gol.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania