Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

- Ai i Angel Di Marias është goli i shënuar në distancën më të largët gjatë këtij Botërori, plot 28 metra. - Benzhamë Pavar është mbrojtësi i parë që shënon për Francën në një Botëror që nga 1998-a. "Bomberi" i fundit nga prapavija ishte Lilian Turam që shënonte ndaj Kroacisë dy dekada më parë.

- Argjentina humbi për herë të parë dje një ndeshje në të cilën shënonte tre gola. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur prej 430 ndeshjesh.

- Pol Pogba rikuperoi dhjetë topa në takimin e djeshëm, gati dyfishti i rikuperime­ve krahasuar me çdo shok tjetër skuadre.

- Kualifikim­i i djeshëm është i dyti radhazi për francezët në Kupën e Botës. Kurrë më parë "Gjelat" nuk ia kishin dalë të regjistron­in të tillë rezultat. - Antuan Grizman ka shënuar gjashtë nga pesë golat e Francës në fazën me eliminim direkt të një komepticio­ni madhor në rang kombëtares­h. Statistika e tij vlen për Europianin e dy viteve më parë dhe Botorin aktual. - Me aktivizimi­n e djeshëm të Florio Tovë, Didie Deshamp ka përdorur në "Rusi 2018" 22 lojtarë nga 23 të grumbullua­r. I vetmi që nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani është Adil Rami, teksa në këtë të dhënë nuk përfshihet portieri i tretë, Alfred Areola.

- Kilië Mbape është lojtari më i ri në listën golashënue­sve të Francës që shënon të paktën dy gola në një takim të vlefshëm për fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. I fundit që ia kishte dalë në këtë arritje ishte Zindedin Zidan falë dopietës në finalen e 20 viteve më parë ndaj Brazilit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania