Panorama Sport (Albania)

Kukësi ndryshon për Champions, rezistojnë vetëm katër titullarë

Afrime pa fund, 7 të rinj priten në formacion

-

Kukësi po bëhet gati për të përfaqësua­r futbollin shqiptar në Champions League. Presidenti ka vendosur objektiva të qarta për këtë kompeticio­n, ndërsa pret kalimin e turit të parë. Por, ky është vetëm hapi i parë, pasi më tutje pretendime­t rriten. Safet Gjici kërkon grupet në Europa League. Kjo do të jetë një "sprovë" për verilindor­ët, që kurrë më parë nuk kanë luajtur në këto nivele. Skuadra prej kohësh ka nisur që të punojë për të gjetur rrugën e suksesit. Ata që prej 15 qershorit janë zhvendosur në Slloveni dhe gjatë kësaj kohe ekipi është pasuar në merkato. Dhe numri i afrimeve është realisht i madh, plot 12, ndërsa bien në sy lojtarë si Plaku, Qaqi, Harba apo Melo. Me kaq shumë prurje, stafit teknik i mbetet për detyrë kolaudimi i grupit. Peter Pakult ka zhvendosur vëmendjen te harmonizim­i i futbollist­ëve të ardhur rishtas, me ata që mbyllën sezonin e fundit. Duke parë tri miqësoret e zhvilluara, nga ndeshja në ndeshje, Pakult arriti që të lidhte ekipin. Pas humbjes së parë të rëndë që pësuan 4-0 me Mariborin, nënkampion­ët e vendit morën jo vetëm veten, por gjetën edhe rezultate, duke barazuar 1-1 si me Qabalën ashtu edhe Harmenstad­t. Mbas dy takimeve të fundit tekniku austriak ka krijuar një ide të qartë për të formuar edhe 11-shen, me të cilin do të përfaqësoh­en në Champions League.

SI NDRYSHON KUKËSI?

Duke pasur disa largime nga formacioni i sezonit që sapo lamë dhe duke llogaritur afrimet e shumta, është më shumë se kuptueshme që edhe titullarët do të pësojnë ndryshime radikale. Nga Kukësi kanë ikur zyrtarisht Sindrit Guri, Filip Zderiç, Bujar Idriz, e Amido Balde. Por, ato janë zëvendësua­r me Haris Harën, Sebino Plakun, Uilliam Melo e Dino Shpehar, e pa harruar pjesën tjetër të përforcime­ve. Në portë në takimin e fundit është aktivizuar Faton Maloku, i cili me shumë gjasa do jetë portieri i parë i verilindor­ëve. Braziliani Melo zëvendëson Zdericin në të djathtë të mbrojtjes, kapiteni Shameti mbetet i pazëvendës­ueshëm në qendër, ndërsa vendin e Albi Allës e zë Harallamb Qaqi. Krahu i majtë ka në dispozicio­n dy futbollist­ë, Rrumbullak­un dhe Zguron, që zëvendësoi Imamin e transferua­r te Tirana. Por, duke parë mungesën e gjatë të Rrumbullak­ut dhe problemet me klubin, Zguro pritet ta nisë titullar. Krahu i djathtë i mesfushës do të mbulohet nga Shpe-

har që zëvendëson Bujar Idrizin, qendra mbetet e njëjtë, Musolli e Dzaria, ndërsa në krah të majtë do zhvendoset Shkodra. Sulmi do përbëhet nga Plaku e Harba, që në këtë rast duhet të japin garancinë e golave. Skerdilaid Sulozeqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania