Statistikat
* Portieri spanjoll De Gea ka bërë vetëm një pritje në këtë Botëror. Ai ka pësuar gjashtë gola. Më pak nga të gjithë që nga viti 1966. E çuditshme.
* Rusët përdorën një taktikë të thjeshtë ndaj Spanjës, duke manovruar nga e majta për në qendër në pothuajse të gjitha aksionet e tyre.
* Skuadra e Spanjës është skuadra e parë (që nga fillimi i matjeve në vitin 1966) në histori, që ka bërë më shumë pasime. Ajo arriti shifrën e 1137 në 120 minuta lojë.
*Skuadra ruse është e para që bëri katër ndërrime në një Botëror.
* Në tri ndeshjet e fundit që kanë shkuar në shtesë gjatë një Botërori është shënuar vetëm një gol.
* Në pjesën e parë, 59% e sulmeve nga skuadra ruse kanë ardhur nga krahu i djathtë.
* Andres Iniesta i ka dhënë fund karrierës së tij me skuadrën kombëtare pas eliminimit nga Kupa e Botës.
* Spanjollët nuk kishin humbur asnjë takim në 14 ndeshjet e fundit.
* Rusët nuk kishin barazuar asnjë nga tre takimet e fundit.
* Rusët shkaktuan gjithsej 16 ndërhyrje të gabuara në drejtim të lojtarëve spanjollë në 120 minuta lojë.
* Lojtarët e të dyja skuadrave janë zënë vetëm një herë në pozicion jashtë loje nga asistentët e Kupersit.
*Spanja gjuajti gjithsej 25 herë në portën e Akinfajevit, edhe pse shumica e tyre ishin shumë larg kuadratit të portës së mbrojtur nga portieri rus.