Kalon Ronaldon dhe Mesin, O’Ney: Të më shohin nga shtëpia
"Meksikanët folën shumë, por tani nuk janë më..."
Goli i djeshëm i Nej marit ishte i gjash ti në një kampionat botëror. Dhe statistikat tregojnë se me këtë ecuri, sulmuesi brazilian ka qenë më mirë sesa Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi në këtë kompeticion. Atij i janë dashur vetëm 38 goditje në portat kundërshtare, pothuajse sa gjysma e dy lojtarëve të tjerë. Por, për momentin, O'Ney nuk po mendon aspak të rivalizojë me dy futbollistët që i konsideron si idhujt e tij. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, i shoqëruar nga trajneri Tite dhe stafi i Brazilit, ai thumboi meksikanët. Nejmar tha se flisnin shumë gjatë kësaj kohe dhe tani do ta shikojnë Botërorin dhe Brazilin nga shtëpia. Por, 26vjeçari nuk u lejua nga trajneri i Brazilit që të bënte polemika me trajnerin Osorio, i cili e quajti kloun. "Është më mirë që trajnerët të flasin me njëri- tjetrin dhe atij do t'i përgjigjem unë", tha "gjenerali" Tite, duke i kapur dorën Nejmarit dhe duke i dhënë sinjalin që nuk duhet të reagonte. Pas dëmtimit që e mbajti larg fushave të lojës për shumë kohë, Nejmar duket se po rigjen formën optimale. Në këtë Botëror ai ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asiste për shokët e skuadrës. Ditën e djeshme u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes.
GOLI- "Dua të falënderoj të gjithë ekipin për ndeshjen. Ka momente kur duhet të vuajmë të gjithë bashkë dhe këto sfida janë të vështira. Meksika është një skuadër e mirë, por ne treguam shumë kualitet. Ne sulmuesit duhet të shënojmë dhe të ndihmojmë ekipin që të fitojë ndeshjet. Sepse e dimë që në fazën mbrojtëse jemi shumë mirë dhe nuk pësojmë".
SHKELJA- "Veprimi i Lajun nuk ishte i pranueshëm. Topi nuk ishte në lojë dhe ne ishim jashtë fushës. Nuk duhet ta bënte atë veprim. Por, meksikanët folën shumë gjatë kësaj kohe dhe tani janë në shtëpi".
KRITIKAT- "Nuk më in-
teresojnë aspak ato që thonë, nuk më interesojnë kritikat. Në dy ndeshjet e fundit nuk kam folur me mediat për të mos pasur polemika dhe për të qenë i qetë. Duhet të përqendrohem vetëm te ndeshjet dhe te loja. Duhet të ndihmoj shokët e mi sepse për këtë jam këtu. Jam këtu për të fituar dhe e di shumë mirë që duhet të përmirësohem. Duhet të jem i qetë për të gjetur nivelin tim më të mirë, por jam i kënaqur nga ndeshja që bëra. Mbi të gjitha jam i kënaqur me performancën e të gjithëve. Dua ta falënderoj për atë që po
bëjmë".
OÇOA- "Ai ka bërë një ndeshje të çmendur dhe është një portier i shkëlqyer. Këtë e tregoi me pritjet e tij dhe mund ta vlerësoj. Por, unë nuk dorëzohem kurrë. As brazilianët nuk dorëzohen dhe në fund gjetëm rrugën e rrjetës".
DËMTIMI- "Vij nga një kohë e gjatë pa luajtur dhe nga dëmtimi. Kam punuar shumë dhe kam sakrifikuar për të qenë në Botëror. Është një emocion i madh. Por, nuk dua që ta quani kupa e Nejmarit. Kjo është kupa e Brazilit dhe do të luftojmë deri në fund për ta arritur atë".