Panorama Sport (Albania)

Analiza Kur Kutinjo s'bind, skenën e merr Uillian

-

Tite është nga ata që nuk dorëzohet lehtë. Dhe kur vendos një "bast", kërkon që ta fitojë patjetër. Kështu ndodhi edhe ndaj Meksikës. Është diçka që nuk ka ndryshuar që nga koha kur ishte te Gremio, Internacio­nali dhe Korinthias­i. Po flasim për këmbëngulj­en e tij për t'i besuar sërish mesfushori­t të Çelsit Uillian, i cili ishte një nga arsyet kryesore pse Brazili arriti të siguronte kualifikim­in në çerekfinal­e. Ai ishte lojtari më i mirë i fitores 2-0 kundër Meksikës në Samara. Deri ditën e djeshme, Uillian nuk ka bërë një Botëror të mirë. Ka qenë i izoluar në krahun e djathtë të sulmit brazilian. E prekte topin shumë rrallë dhe nuk mori pjesë shpesh në ndeshjet kundër Zvicrës, Kosta Rikës dhe Serbisë. Por, kundër Meksikës, historia ishte ndryshe. Uillian ishte lojtari i duhur që çau një mbrojtje të ndërtuar mirë dhe mjeshtëris­ht nga trajneri Osorio. I zhdërvjell­ët dhe i zgjuar taktikisht, ai depërtoi nga e djathta për të shkuar në të majtë dhe në këtë mënyrë prishi të gjitha ekuilibrat e kundërshta­rëve. Brazili është një ekip me strategji të qarta. Nëse Kutinjo është i izoluar dhe markohet rreptësish­t nga kundërshta­rët, atëherë del në skenë Uillian dhe bëhet vendimtar. Por, Tite nuk insiston kot tek Uillian. Që nga koha kur ai mori drejtimin e skuadrës, ai është një nga futbollist­ët që ka luajtur rregullish­t. Nëse në kualifikue­se "luftonte" për një vend në formacion, tani është titullar i padiskutue­shëm. Dhe Tite këmbëngul tek ai, ashtu siç po këmbëngul te Gabriel Zhezus. Sepse e di forcën e këtij sulmuesi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania