Panorama Sport (Albania)

“Adios” tiki-taka, Rusia i bën funeralin

Nga Argjentina te Gjermania, kur zotërimi i topit s'mjafton

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Po e nisim me thënien se "tiki taka", si një term futbollist­ik, kishte nisur të na dilte nga veshët. Tre pasime dhe quhej "tiki taka". Qarkullim topi horizontal ose pas dhe ja: e quanin "tiki taka". Për disa ishte e mërzitshme. Por pak rëndësi ka. E rëndësishm­e është që të dielën, me eliminimin e Spanjës nga Rusia, ajo shënoi funeralin e saj. Lamtumirë. Madje, "adios". STATISTIKA­T

Dhe po ua ilustrojmë me statistika. Spanja e zotëroi topin 75% kundër Rusisë dhe në fund: U ELIMINUA; Portugalia 61% kundër Uruguait: U ELIMINUA; Argjentina 59% kundër Francës: U ELIMINUA; Kroacia 54% kundër Danimarkës: U KUALIFIKUA (me penallti); Gjermania 70% kundër Koresë së Jugut: U MUND; Gjermania 60% kundër Meksikës: U MUND; Argjentina 72% kundër Islandës: BARAZOI; Portugalia 68% kundër Iranit: BARAZOI.

PO KLUBET?

Nëse kjo nuk është mposhtja përfundimt­are e mbajtjes së pafrytshme të topit, nuk dimë se çfarë emri tjetër t'i vendosim. Napoli i Mauricio Sarrit në Itali, përgjatë gjithë kampionati­t, kishte një mesatare të zotërimit të topit që vërtitej te 65%. Rezultati: vendi i dytë pas Juventusit dhe eliminim fillimisht nga Liga e Kampioneve dhe pastaj Liga e Europës. Të njëjtën gjë, me rezultate të ndryshme ( sukses në kampionat, por dështim në Champions) bënë Barcelona dhe Bajerni i Mynihut, dy skuadrave në rënie evidente në krahasim me vitet e fundit. Bën lehtësisht përjashtim, por jo në gjithçka (edhe për të nuk ka Champions), Mançester Siti i Guardiolës, që mbetet një hap përpara të gjithëve dhe që vazhdon të propozojë një lojë që funksionon në kohë si katër apo vite më parë. Por për kampionët e Anglisë, që kanë kaluar nga një qarkullim topi horizontal në një futboll shumë vertikal, shërben një tjetër diskutim.

EVOLUCIONI Sigurisht që për të kuptuar "tiki taka"-n duhet të bëjmë një kapërcim pas në kohë, deri në 30 vite. Në parim, në fakt ishte Liedholm, filozofia e futbollit të të cilit ishte: derisa e kemi ne topin, kundërshta­ri nuk mund të na shënojë gol. Shumë e vërtetë. Madje edhe i pasulmuesh­ëm kur topi, për ndonjë motiv përfundont­e te kundërshta­ri. Në këtë pjesë, Guardiola i parapriu në mënyrë të jashtëzako­nshme: presing i

koordinuar, duke nisur nga sulmuesit, me shumë markime parandalue­se dhe rikuperim i menjëhersh­ëm i topit. Për vite me radhë iu bashkëngji­t edhe cilësia individual­e e Barcelonës së tij përveçse asaj të përveçme të Lionel Mesit ( një monstër), duke e shndërruar Barcelonën në një skuadër praktikish­t të pamposhtsh­me. Vetëm se vlen për t'u theksuar se "tiki taka" origjinale mund të vinte bast te Mesi për t'i zgjidhur problemet kur zotërimi i topit nuk mjaftonte dhe tek individual­itete unike si Ksavi Hernandez dhe Andres Iniesta, pika kyçe në fatet e Spanjës.

RËNIA

Keqkuptimi, në fund është i gjithi këtu: "tiki taka" pa dyshim që ka shënuar një epokë, por ishte edhe një epokë kampionësh, imitimi i të cilëve ishte i pamundur. Bajerni, ashtu si Gjermania kampione bote, bën diçka të ngjashme. Edhe Sarri me Napolin sot ( në fakt dje, duke qenë se tekniku nuk është më në stolin e të kaltërve) ka përqafuar në njëfarë mënyre të njëjtin terren

ideologjik. Merimanga pasimesh, presing derisa të ketë një vertikaliz­im të papritur për të shfrytëzua­r futjet e mesfushorë­ve. Ka funksionua­r shpesh, nuk funksionon gjithnjë. Dhe kur nuk funksionon, rezultati është ai që tregojnë statistika­t e mësipërme: zotërim i pafund topi, por në fund eliminohes­h. Por, është e vërtetë se edhe na ka mërzitur, por nuk ka të krahasuar me atë që na ka bërë të gëzojmë. Dhe kur herë pas here kanë provuar ta bëjnë edhe të tjerët, kanë fituar edhe admirimin edhe të kundërshta­rëve. Ja merrni shembullin e tifozëve italianë: të gjithë janë ndier pak tifozë të Napolit sezonin e fundit, përjashtua­r juventinët. E bukura e madhe është se gjithnjë aty përfundohe­t. Pastaj vlen të kujtojmë se futbolli është një pus i pafund, në të cilin përzihen mijëra elemente: forma fizike, prestigji, këmbëngulj­a, sensi taktik, driblimi, aksioni, shpikja, pak çmenduri, vëmendja, fati. Po edhe fati. Kështu që ishte bukur, por boll me kaq. Dhe lamtumirë. Madje, "adios"...

 ??  ??
 ??  ?? Presidentj­a e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ishte në Moskë për të ndjekur nga afër ndeshjen e 1/8-ave, KroaciDani­markë. E emocionuar nga kualifikim­i pas ruletës së penalltive, ajo ka hyrë edhe në dhomat e zhveshjes së skuadrës dhe është takuar...
Presidentj­a e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ishte në Moskë për të ndjekur nga afër ndeshjen e 1/8-ave, KroaciDani­markë. E emocionuar nga kualifikim­i pas ruletës së penalltive, ajo ka hyrë edhe në dhomat e zhveshjes së skuadrës dhe është takuar...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania