Panorama Sport (Albania)

Turqia bën bashkë Mavrajn dhe Sadikun

Sulmuesi pranon bisedimet, mbrojtësi e zgjidh për... dy ditë

- OLSI TUJANI

Tregu i transferim­it të futbollist­ëve ka bërë që shumë prej lojtarëve të Kombëtares të bëhen bashkë në ekipe apo edhe kampionate. Superliga turke është bërë "tokë e artë" për shumë prej lojtarëve të përfaqësue­ses. Së fundmi, Armando Sadiku dhe Mërgim Mavraj mund të shtohen në këtë ligë për edicionin e ardhshëm. MBROJTËSI

Mërgim Mavraj dhe tre lojtarë përfaqësue­seje të Hamburgut kanë pasur dje afatin për t'u rikthyer në Gjermani. Angazhimi me ekipet kombëtare u ka dhënë atyre mundësinë për të pushuar disa ditë më tepër, ndërsa skuadra gjermane ka nisur prej disa ditësh përgatitje­t. Mirëpo, dje, Mavraj nuk është paraqitur në qendrën stërvitore. Mediat pranë Hamburgut kanë bërë me dije se shqiptari ka edhe dy ditë leje të veçantë me arsyen për të zgjidhur situatën që ka të bëjë me të ardhmen e tij. Mavraj, brenda të enjtes, do të duhet që të mbyllë diskutimet në rast të një transferim­i të mundshëm në një skuadër tjetër. Nga sa bëhet me dije, Trabzonspo­ri është futur fuqishëm në garë për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares dhe e sheh si përforcim të rëndësishë­m për prapavijën. Gjithçka pritet që të zyrtarizoh­et në 48 orët e ardhshme. SULMUESI

Sokol Cikalleshi nuk do të jetë i vetmi sulmues në kampionati­n turk. Rizespor, i sapongjitu­r në elitë, ka kërkuar shërbimet e Armando Sadikut. I ftuar në emisionin sportiv në "SuperSport", sulmuesi ka pranuar mundësinë e transferim­it: "Po, është e vërtetë që Rizespori po flet me Levanten dhe bisedimet vazhdojnë. Unë jam në pritje dhe kam lënë gjithçka në dorë të klubeve. Jam i lumtur në Spanjë, por nuk i dihet të ardhmes. Të shohim. Di që pas disa ditësh do të nis fazën përgatitor­e me Levanten, pastaj nëse klubet bien dakord…", ka treguar Sadiku.

 ??  ?? Mërgim Mavraj dhe Armando Sadiku me Kombëtaren
Mërgim Mavraj dhe Armando Sadiku me Kombëtaren
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania