Panorama Sport (Albania)

Alegri “mister lumturia”: Tani marrim Champions-in

“Nuk e dija për Kristianon kur refuzova ofertën e Perezit”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

asimiliano Alegri është njeriu më i lumtur në botë ose, më mirë, trajneri më i lumtur në botë. Pas pak ditësh do të ketë nën urdhrat e tij Kristiano Ronaldon dhe bashkë me të do të projektojë rrugën për të arritur sukseset. "Mendoj se Kristiano Ronaldo është një blerje e rëndësishm­e dhe një hap i madh kualiteti nga ana e të gjithëve, shoqërisë dhe ambientit. Kur të bashkohemi të gjithë do të vendosim synimet e një sezoni. Për mua të gjithë vitet janë një cikël i ri, sepse Juventusi në katër vitet e fundit ka ndryshuar shumë. Këtë herë kemi bërë një merkato të rëndësishm­e", tha fillimisht Alegri. Në një prononcim për mediat, trajneri bardhezi shprehu vlerësimet për drejtuesit e skuadrës për një transferim të tillë, por pranoi gjithashtu se tani do të jetë patjetër Liga e Kampionëve objektiv i "Zonjës". Me Kristiano Ronaldon në skuadër të gjithë do të kenë më shumë besim për të arritur diçka të tillë.

DUKE SHËNUAR- "Nuk kam folur ende me Ronaldon në telefon. Mendoj se do ta takoj të hënën kur të jetë konferenca. Di që është shumë i lumtur, një profesioni­st i vërtetë dhe një vlerë e shtuar për klubin. Shoqëria dhe presidenti kanë bërë diçka të shkëlqyer për Juventusin, por mbi të gjitha për futbollin italian. Si do të luajë? Si gjithmonë duke shënuar".

CHAMPIONS- "Objektivi për të fituar Ligën e Kampionëve është gjithmonë për Juventusin, por blerja e Ronaldos na jep më shumë besim dhe vetëdije për ta arritur. Por Champions- i nuk është objektiv i vetëm. Duam Superkupën, kampionati­n dhe Kupën e Italisë. Juventusi ka detyrim të luajë në të gjitha frontet dhe të fitojë gjithçka".

REFUZIMI- "E dija që do të më pyesnit për refuzimin e Realit, por unë ndoqa thjesht instinktin tim dhe nuk e dija që do të vinte Ronaldo. Për mua nuk ka qenë verë e lehtë, sepse një muaj më parë u nda nga jeta nëna ime dhe më duhet të bëja disa zgjedhje. Por fola me Juventusin dhe këtu ndihem mirë. Dua ta falënderoj presidenti­n Perez që më kërkoi. Por unë kisha diskutuar me skuadrën time dhe kishim një projekt interesant".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania