Panorama Sport (Albania)

Juve, Ronaldon trajtoje me "dorë të hekurt!"

- Nga ARRIGO SAKI

uk ishim mësuar që të kishim lojtarët më të mirë në Itali dhe Ronaldo ndoshta është më i miri ndër ata dy që kryesojnë listën botërore. Kompliment­e Juventusit, sepse kjo blerje do t'i bëjë mirë gjithë futbollit italian. Portugezi, përveçse një lojtar i jashtëzako­nshëm, është edhe një profesioni­st i madh. Juventusi është gjithashtu një klub i madh dhe di t'i bëjë shumë mirë llogaritë, ndaj nuk kam dyshime se ky është një operacion fitimprurë­s. I vetmi dyshim që kam unë ka të bëjë me mënyrën sesi do të menaxhojë harmoninë brenda grupit. Juventusi shquhet për një lidership të fortë dhe për rregulla spartane. Aty vërtet rrogat kanë qenë të ndryshme dhe disnivel ka pasur ngaherë, por torinezët ia kanë dalë të ruajnë balancat. Ndonjëherë, edhe duke përdorur "dorën e hekurt", me qëllim që askush të mos guxojë të cenojë rregullat e brendshme të klubit. Fundja, kjo demonstron edhe një herë madhështin­ë dhe seriozitet­in e një klubi...

Por a do të funksionoj­ë kështu edhe me Ronaldon? Unë sugjeroj që të mos bëhet asnjë lëshim dhe asnjë kompromis në këtë pikë, me qëllim që harmonia në dhomat e zhveshjes të mos preket. Ky është një element plus që Juvja e ka pasur gjithnjë vitet e fundit, falë drejtuesve vërtet të zotë, por edhe dy trajnerëve të shkëlqyer, si Konte dhe Alegri. Ky i fundit ka bërë një punë të madhe jo vetëm në drejtimin e një skuadre, por edhe në planin njerëzor. Juventusi po lufton fort për ëndrrën e të gjithë juventinëv­e, të fitojë kompeticio­nin më të rëndësishë­m në botë, atë që të bën të hedhësh hapin e madh cilësor, atë trofe që të ofron shumë miliona dhe të shumëfisho­n prestigjin: Champions-in! Ka shumë mundësi t'ia dalë mbanë, por duhet ta respektojë deri në fund filozofinë bardhezi ndër dekada: klubi mbi të gjithë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania