Panorama Sport (Albania)

Kale denoncon skandalin: Klubi më falsifikoi kontratën

-

Mesfushori brazilian, Elton Kale, nuk është më një futbollist i Kukësit. Prej kohësh "Panorama Sport" ka paralajmër­uar "divorcin" mes palëve, pasi lojtarit i përfundont­e kontrata më 30 maj 2018. Mirëpo, nga ana tjetër, Kukësi ka të tjera pretendime si klub sa i përket kohëzgjatj­es së kontratës. Më 6 mars 2018, braziliani i ka nisur kërkesën klubit me objekt, bisedime për një kontratë të re brenda datës 10 maj. Ai ka kërkuar që deri më 20 maj të mbyllen bisedimet, në të kundërt do të largohej. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga klubi, që ka refuzuar kërkesën e lojtarit. Një kopje e kësaj kërkesë e noterizuar i ka shkuar dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Kështu, lojtari pas aprovimit të kësaj kërkese, është larguar drejt Brazilit dhe e konsideron veten tashmë si futbollist të lirë. Klubi e ka njoftuar që duhet të paraqitet për grumbullim, por mesfushori nuk i është përgjigjur. Mësohet se lojtari ka kërkuar një rrogë mujore prej 7 mijë eurosh, ndërsa klubi pretendon se ai është ende nën kontratë. REAGIMI - Në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport", është vetë Elton Kale që akuzon Kukësin se i ka falsifikua­r dokumentet dhe për këtë gjë klubit i duhet të japë tashmë llogari në FIFA. Braziliani ka kontraktua­r një përfaqësue­s ligjor që ta mbrojë në bazë të të gjitha dokumentev­e që ai zotëron. Mesfushori vijon dhe më tej, kur thotë se klubi nuk i ka paguar rrogën e prillit. "Jam ndier i fyer kur kam parë në media pretendime­t e klubit. Unë kam zhvilluar një sezon shumë të mirë dhe realisht kontrata më ka skaduar. Prisja te më telefonin për një kontratë të re me atë çfarë unë kam dhënë në fushë. Në bazë të kërkesave të paraqitura, ata nuk i kanë marrë për bazë dhe madje kanë falsifikua­r dokumentet. Për këto fakte, unë së bashku me përfaqësue­sin tim ligjor, do të shkojmë në FIFA. Madje, klubi nuk më ka paguar dhe muajin prill dhe për këtë dua dëmshpërbl­im. Jam ndjerë i surprizuar dhe i fyer nga të gjitha këto veprime të klubit", deklaron 28-vjeçari. Nëse palët nuk gjejnë një zgjidhje, atëherë çështja do të shkojë në gjyq. Lojtari kërcënon me padi në FIFA, ndërsa klubi po ashtu nuk tërhiqet nga pretendime­t se braziliani është ende nën kontratë. Kale kërkon lejen e kalimit dhe pjesën e mbetur të borxhit që i ka klubi. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ?? Faksimile e kërkesës së Elton Kale për rinovimin e kontratës
Faksimile e kërkesës së Elton Kale për rinovimin e kontratës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania