Panorama Sport (Albania)

LUANËT E VËRTETË, Kroacia në finale

Nga Superkupa me Dinamon te te finalja finalja e e Botërorit, Botërorit, Daliç: Daliç: Po bëjmë çmenduri Sauthgejt Sauthgejt dhe dhe Kejn: Kejn: Na dhemb shumë, duhej duhej mbyllur mbyllur ndeshja ndeshja Mustaqet e Ramisë, tulla tulla e e Bartezit Bart

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Luanët e vërtetë ishin kroatët... I besuan talentit, sakrificës... Ditën të përballojn­ë të tretën ndeshje radhazi në kohën shtesë, por ketë herë i mbyllën llogaritë pa iu falur "ruletës" së penalltive... Ndërsa "Tre Luanët", edhe pse nuk do të kthehen në shtëpi, u çaktivizua­n nga një komb prej 4 milionë banorësh, që futbollist­ikisht ekziston prej vitit 1993 dhe të dielën do të jetojnë finalen e parë Botërore. Futbolli merr rrugë të ndryshme, por nderon atë që e bën të madh dhe magjik këtë sport. Kroacia, në shumë vite, i ka dhuruar kampionë të mëdhenj kësaj loje dhe dje në mbrëmje, vlerësoi më të madhin e tyre, Modriçin, të cilit do t'i takojë të udhëheqë kombin e tij, në aktin e fundit përballë Francës, me të cilën ka një llogari të hapur prej vitit 1998, pasi i mohonte finalen e atij viti. Anglia përmbyset 2-1 në kohën shtesë dhe tani do të udhëtojë në drejtim të Shën Pjetërburg­ut, ku të shtunën e pret finalja e vogël. Janë të rinj, kanë të ardhme, por ky dukej vërtet rasti i tyre i madh. Anglezët, mesa dukej, nuk i kishin bërë llogaritë me Perisiçin dhe Manxukiçin. Nëse mesfushori i Interit barazon me një goditje karateje, sulmuesi i Juves i vendos vulën ndeshjes në shtesën e dytë. Kroacia konfirmoi edhe një herë se nuk dorëzohet kurrë, por mbi të gjitha se di të ringjallet, edhe në momentin kur të gjithë e mendojnë të "vdekur".

BIRRAT NË AJËR - Në Londër, birrat pihen lumë, por vërshojnë në formë shiu, kur nga "Luzhniki", në minutën e pestë, goli do të vijë në të parin aksion ofensiv. Goditje dënimi e fituar nga Ali, pas një faulli të Modriçit dhe që transformo­het në "perlë" nga Tripier. Anësori i Totenhemit, i poseduar nga shpirti dhe nga e djathta e Devid Bekhamit, gjen golin e parë me kombëtaren dhe zhbllokon gjysmëfina­len e dytë të Botërorit. Goditja e tij është e fortë, elegante, e saktë, mahnitëse...

SHPËRDORIM­E - Anglezët nuk mbyllen për të ruajtur golin, edhe sepse ishte shumë shpejt, vetëm minuta e pestë. Madje, e justifikoj­në dhe meritonin edhe të dytin, por Kejn dhe Lingard shpërdoroj­në në mënyrë flagrante dy raste të pastra. Gjithsesi, mbrapa, anglezët vuajnë vetëm reaktivite­tin e Rebiçit dhe i lejojnë vetëm një goditje Perisiçit. Për momentin, kroatët

u dukën shumë të shuar, të lodhur, por ky ishte një mendim i gabuar, shumë i gabuar...

"IVANI I TMERRSHËM" - Pikërisht, sepse nga minuta e 20 e më pas e pjesës së dytë, skenën e pushton "Ivani i tmerrshëm", që përpin në çdo aksion dhe tërbon Uokerin, fillimisht

duke e "shpuar" me top poshtë këmbëve dhe më pas e paraprin në golin e barazimit: Perisiç fluturon me të majtën të ajër, një kërcim karateje dhe me të jashtmen e këmbës devijon në portë krosimin e Vrsalikos. Madje, pas tri minutash, vetëm fati i mohon mbrëmjen e ëndrrave,

pasi në një inkursion në zonë godet shtyllën me të majtën. Papritur, Anglia duket të fundoset, ndërsa Kroacia rilind, por edhe pse Manxukiç e Perisiç kanë edhe dy raste të tjera për 2-1, ndeshja shkon në kohën shtesë, e treta radhazi për ballkanasi­t. Pesë minutat e bisedës me Sauthgejti­n duket sikur rigrupojnë "Tre Luanët", por nga ana tjetër është një Modriç në versionin "jashtëtokë­sor". Por, nëse Anglia ulëret gol pas goditjes me kokë të Stons, që Vrsaliko e shpëton me kokë mbi vijën fatale të portës, Kroacia me Manxukiçin "kap" ëndrrën: sulmuesi i Juves, në të 114-ën nuk gabon, kur një asist me kokë me shpatulla nga porta i Perisiçit kap të përgjumur mbrojtjen angleze dhe Manxukiç lëshohet te sfera me gjithë egërsinë e tij dhe shkund rrjetën. Kroacia në finalen e Botërorit. E pabesueshm­e...

 ??  ??
 ??  ?? Kroatët festojnë me tifozët arritjen në finale
Kroatët festojnë me tifozët arritjen në finale

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania