Panorama Sport (Albania)

Eksodi te Partizani, ja prapaskena me Abdurrahim­in

Ndryshime edhe në staf, Dritan Mehmeti do të jetë ndihmësi i Gegës

- ILIR CARA

Partizani mbetet një kantier i hapur në prag të sezonit të ri, ku askush nuk mund ta përcaktojë me saktësi se kush do të jetë fytyra e vërtetë e skuadrës në ndeshjen e parë të kampionati­t. Paqartësia më e madhe mbetet në repartin ofensiv, pasi hyrje- daljet në këtë sektor janë të shumta. Pas ikjes së malazezit Stefan Nikoliç, që iu bashkua ekipit para aventurës në Europë, një tjetër firo pritet në sulm. Besart Abdurrahim­i konsideroh­et i larguar nga të kuqtë, gjë të cilën e përforcon më së shumti edhe mungesa e 28-vjeçarit në seancat e fundit. Abdurrahim­i iu bashkua Partizanit në merkaton e janarit, duke bërë pjesë në grupin e lojtarëve më të paguar. Përpos faktit se sulmuesi ka edhe një vit kontratë me "demat", e ardhmja e tij shikohet larg të kuqve. Lojtari ka udhëtuar drejt Kroacisë ku jeton edhe familja e tij. Mësohet se lojtari fillimisht ka njoftuar trajnerin për vendimin e tij, ku i ka sqaruar edhe arsyet e vendimit, kryesisht të karakterit familjar. Por, e ardhmja e Abdurrahim­it është në dorë të drejtuesve, të cilët pritet që të mos bëhen pengesë nëse lojtari dëshiron të largohet, për vetë politikën që ka klubi për të ulur shpenzimet. Ndaj, me ardhjen në Shqipëri të drejtorit Rama, i cili ndodhet jashtë vendit, pritet që palët të ulen në bisedime për të gjetur akordin në zgjidhjen e marrëveshj­es.

ARSYET- Largimi i Besart Abdurrahim­it nga Partizani ka të bëjë me disa faktorë, ku pa dyshim ndikim ka edhe kërkesa e klubit për uljen e pagës, duke ditur kontributi­n

dhe formën që ka pasur lojtari në pjesën e dytë në sezonin e fundit. Mësohet se lojtari ka paraqitur arsye familjare për t'u larguar, pasi ka gruan shtatzënë, si dhe babanë e sëmurë. Ndaj lojtari dëshiron që të jetë në këtë moment pranë familjes së tij. Gjithashtu, edhe

lojtari nuk po gëzon formë të mirë, ku problem është bërë një dëmtim që ka marr në gju gjatë fazës përgatitor­e para ndeshjeve me Mariborin. Për shkak të dëmtimit të meniskut, Abdurrahim­i rrezikon edhe operacioni­n. Por, një nga arsyet madhore që detyrojnë të

largohet është edhe mosgaranti­mi i vendit në formacion, pasi trajneri Gega ua ka bërë të qartë se do të luajë kush të jetë në formë dhe përgatitet më mirë në stërvitje. Ndikim në "divorcin" e mundshëm thuhet se po luajnë edhe kushtet. I lindur dhe i formuar si lojtar në Kroaci, si dhe me aktivitet në disa klube të huaja, mësohet se Abdurrahim­i nuk ka qenë fort i kënaqur me kushte stërvitore që ka gjetur te Partizani, por jo me pagën dhe trajtimin. Të gjitha këto shkaqe kanë bërë që Besart Abdurrahim­i të quhet i larguari i radhës nga "demat".

 ??  ?? Abdurrahim­i dhe Nikoliç në stol para ndeshjes së parë me Mariborin
Abdurrahim­i dhe Nikoliç në stol para ndeshjes së parë me Mariborin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania