Panorama Sport (Albania)

Ronaldo refuzoi Junajtid: Murinjo të bën mbrojtës

Ylli portugez kreu dje seancën e parë të plotë

-

Kristiano Ronaldo në aksion... Ylli portugez, blerja dhe shpresa e madhe e Juventusit, që sivjet mund t'i dërgojë te Liga e Kampioneve ka kompletuar dje ditën e plotë të parë të stërvitjes në qendrën bardhezi, pas së cilës ka postuar edhe një koment në rrjetet e tij sociale: "Stërvitja e parë e rëndë përfundoi". 33-vjeçari, i cili ditën e hënë zbarkoi në Torino dhe në pritje të kthimit të skuadrës nga Shtetet e Bashkuara u stërvit dje me Paulo Dibalën, Gonzalo Higuainin, Duglas Kostën, Rodrigo Bentankuri­n dhe Huan Kuadradon, ka treguar një formë mjaft të mirë, duke treguar entuziazëm në pritje që të nisë seancat nën urdhrat e trajnerit Masimilian­o Alegri. Natyrisht që kundrejt tij është përqendrua­r edhe vëmendja më e madhe, duke parë sakrificën e madhe financiare që është bërë nga klubi. Seanca e djeshme ishte e gjitha e programuar me seancat e vrapit dhe testet fizike, ndërsa me top lojtarët janë dëfryer në fund të seancës së pasdites, ku portugezi ka vënë bast me shokët e tij se do godiste traversën dhe më pas do shënonte me shpatull. Bast i fituar për portugezin dhe të qeshura në "Continassa"... Me pak fjalë, Kristiano Ronaldo nis ambientimi­n e tij me Juventusin dhe me qytetin verior italian, duke qenë se tashmë ka gjetur edhe vilën që kompleton dëshirat e tij personale dhe familjare. Madje, jo vetëm një vilë, por një vilë brenda vilës, duke qenë se shtëpia e gjetur nga portugezi ofron një luks të tepruar, në një kodër me pamje nga Torino dhe dy ambiente të ndryshme banimi, siç tregohet në foto. Nga dje, për Ronaldon me shokë kanë qenë dy seanca stërvitore dhe me të njëjtin ritëm do të vazhdohet edhe sot.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dopio Vila e Kristiano Ronaldos në Torino
Dopio Vila e Kristiano Ronaldos në Torino

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania