Panorama Sport (Albania)

Sina: Tirana është për titull

frimet kanë shtuar konkurren ën, këtë sezon do të peshohet trajneri në Shqipëri

- OLSI TUJANI

“Tiranës nuk i mungon asgjë për të synuar atë që do gjithkush në këtë klub dhe që e ka synuar gjithmonë”, shprehet ish-kapiteni i 24 herë kampionëve të vendit. Elvis Sina, në një intervistë për “Panorama Sport”...

"Tiranës nuk i mungon asgjë për të synuar atë që do gjithkush në këtë klub dhe që e ka synuar gjithmonë", shprehet ishkapiten­i i 24 herë kampionëve të vendit. Elvis Sina, në një intervistë për "Panorama Sport", skanon bardheblut­ë me lëvizjet që kanë bërë, ndryshimet dhe përmirësim­et e skuadrës, afrimet, si dhe ajo çka i del si detyrë trajnerit tanimë në kampionat. Jo vetëm kaq, por ishmbrojtë­si bardheblu komenton praninë e sportdashë­sve të Tiranës në ndeshjet miqësore, pa harruar të listojë edhe nevojën që ka klubi në lidhje me tifozët.

Dy miqësore gjatë fazës përgatitor­e të fituara për Tiranën. Si ju është dukur formatimi i ekipit për Superioren?

Ndeshjen me Apoloninë e kam ndjekur dhe mund të them që më ra në sy mesfushori i ri i afruar në merkato. Një lojtar interesant dhe që u prezantua në mënyrën më të mirë në skuadër, pasi nga informacio­net e dhëna në media kam parë që kishte vetëm dy ditë bashkë me skuadrën. Ishte elegant me topin dhe kishte karakteris­tika interesant­e që i kanë zakonisht lojtarët mëngjarash­ë. Ekipi po i fiton miqësoret dhe kjo është pozitive, pasi i mbush lojtarët me optimizëm. Kampionati është i vështirë, por gjërat duken mirë.

Krahas tij, janë afruar edhe dy mbrojtës (Berisha e Imami), një mesfushor i huaj dhe një si Hasani, e për sul-

min Blazhevski...

Paraqitja e lojtarëve në miqësore është e tillë, ku secili kërkon të tregojë maksimumin e vet për të bindur që në fillim dhe për të fituar besimin e të gjithë ambientit. Mirëpo, jua thashë që në kampionat do të provohet gjithkush. Skuadra është e kompletuar. Për Ze Marian tani ka lojtarë me eksperienc­ë, por jo emra.

Çfarë doni të thoni?

Me sa kam parë, trajneri tani e ka në dorë që të tregojë vetën. Kategoria e Parë e dimë

çfarë niveli ka dhe thënë ndryshe, pa dashur të ofendoj askënd, në krahasim edhe me çfarë do të gjejë këtë sezon, Tirana vjet ka luajtur me fshatra. Me rinovimet që janë bërë dhe me afrimet e kryera, mendoj që skuadra është e kompletuar. Imami ka luajtur mjaftueshë­m te Kukësi dhe ka eksperienc­ë. E njëjta gjë edhe për Hasanin që e njeh kampionati­n. Për Karabecin e Dajën, gjithashtu nuk kam çfarë të them pasi dihet se sa e njohin kampionati­n dhe eksperienc­ën që kanë. Maveje tregoi

që përshtatet mirë. Pa harruar Kërçikun që u bë disa vite te Tirana apo edhe Turtullin që nuk ka rënë në sy, por ka vlerat e tij. Doka është një i ri premtues dhe i etur për të treguar sa vlen. Sipas meje, Tiranës nuk i mungon asgjë për të tentuar atë që ka synuar gjithmonë dhe që e do gjithkush në klub.

Po në krahasim me rivalët, është e gatshme për ta tentuar?

Si asnjë herë më parë, Tirana vjen nga kategoria inferiore dhe, në fakt, gjithkush do të thoshte që është e pamundur të synohet titulli. Megjithatë, nëse Tirana do të futet me mentalitet­in që duhet të ketë ky klub, për elementët që thashë më sipër, për trajnerin që ka, nuk shoh t'i mungojë asgjë në krahasim me ekipet e tjera. Sigurisht që Superiorja është e vështirë, sepse do të ketë përballje me rivalët ku çdo pikë duhet fituar me patjetër, do të ketë presionin e derbit, do të ketë rivalitet të ashpër me shumë skuadra, por duhet të tregojë "dhëmbët". Te Skënderbeu, me gjithë përpjekjen për të qëndruar në lartësi, besoj që çështja aktuale dhe vendimi do të ketë një lloj efekti për të treguar se s'do të jetë në lartësinë e viteve të fundit. Kukësi po luan në Champions, ka formuar ekipin. Partizani po synon më së shumti lojtarë të rinj në moshë dhe mbetet një ekip me pretendime edhe nga fakti që është skuadër kryeqyteti. Flamurtari, me një trajner cilësor si Daja dhe me lojtarë cilësorë që po afron, do të jetë pretendent. Ama e përsëris që Tirana nuk ka më pak se secila prej këtyre. Do të tentojë të luftojë me këto që përmenda, por edhe të tjerat t'i superojë me një lloj bindjeje dhe lehtësie.

Pas kësaj analize po ju përmend kërkesën e trajnerit për një sulmues. Sipas jush, është i nevojshëm apo Sentamu, Blazhevski dhe Ngoo janë mjaftueshë­m bashkë me ndihmën e lojtarëve të tjerë që mund të luajnë si sulmues anësorë?

Kur thashë që trajneri duhet ta tregojë veten në Superiore, e kisha në aspektin që do të tregojë se sa do të dijë të harmonizoj­ë futbollist­ët dhe t'i vërë në dispozicio­n të ideve të tij. Konkurrenc­a që përmendëm më sipër është absolutish­t një aspekt pozitiv, pasi i mban lojtarët "nën tension" dhe nuk i lejon që të "flenë gjumë". E gjithë kjo, për faktin se janë lojtarë që duan të jenë në fushë. Sa i përket kërkesës së trajnerit, unë mendoj që atij i duhet një lojtar goli. Siç e lexoj unë kërkesën e tij, duke ditur edhe faktin që trajneri është ai që e di mirë se "ku i pikon çatia", them që ka nevojë për një "numër 10" të mirëfilltë që të filtrojë topin dhe një golashënue­s që garanton. Sulmues ka në ekip, por Ze Maria ka kërkuar atë që i garanton golat. Dhe atij i duhen sa më shpejt në ekip, pasi lojtarët kanë nevojë për kohë në ambientim me skuadrën, për harmonizim­in në lidhje me lojën me lojtarët e tjerë komunikimi­n me top e të tilla gjëra.

Së fundmi, tifozët që janë bërë çështje vjet duket se kanë dhënë sinjale pozitive. Në dy miqësore tribuna ka qenë e mbushur...

Në këto ndeshje kam parë ata që janë gjithmonë të interesuar për ekipin. Ajo kategori sportdashë­sish, që e ndjek në çdo moment, pavarësish­t ecurisë pozitive apo jo të skuadrës. Megjithatë, në këtë pikë, klubit i duhet ende të punojë. Them klubit, pasi nevojiten që të sheshohen të gjitha pakënaqësi­të për çfarë ka ndodhur më parë. Nevojitet që të gjendet një gjuhë e përbashkët për të mirën e klubit, pasi as klubi nuk bën dot pa tifozë, por as tifozët nuk mund të bëjnë dot pa klubin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania