Panorama Sport (Albania)

Shqipëria, gati për të nisur Europianin

Hysenbelli­u: Jemi debutues, por duam të lëmë gjurmë

-

Nisi si një ide për të bërë bashkë futbollist­ët joprofesio­nistë nën një sigël, në një shoqatë të futbollit amator, por shumë shpejt ky projekt nisi të zbatohej dhe brenda një viti organizuan për herë të parë një kampionat kombëtar. Shoqata e Futbollit Amator tashmë anëtare me të drejta të barabarta në Federatën Europiane të Minifutbol­lit do të marrë pjesë për herë të parë në një Kampionat Europian, i cili do të zhvillohet në Ukrainë nga data 12 deri më 18 gusht.

Futbollist­ët më të mirë që prodhoi kampionati kombëtar do të përfaqësoj­në Shqipërinë në këtë turne prestigjio­z, ku kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin C së bashku me Bosnjë Hercegovin­ën, Bullgarinë, Irlandën dhe Kazakistan­in. KREU I SHOQATËS

"Falë ekipeve që morën pjesë në kampionati­n e parë, që i besuan këtij projekti, pasi pa ata nuk bënim dot. Falë mbështetje­s që kemi pasur nga sponsorët, ku sponsori gjeneral është; "Birra Korça", "Hotel Prestige", uji "Fab", që kanë mbuluar kostot e pjesëmarrj­es në këtë aktivitet. Sponsori ynë teknik që është Federata Shqiptare e Futbollit si dhe kompaninë që na mundësoi udhëtimin në Ukrainë. Falë tyre u bë e mundur që të kristalizo­hej ajo që e kishim ëndërruar. Shkojmë që të përfaqësoj­më Shqipërinë jo vetëm si turistë, por edhe me pretendime", tha Ervin Bytyçi për "News 24", kryetar i Shoqatës së Minifutbol­lit Amator. TRAJNERI KOÇI

Prej tri javësh ekipi përfaqësue­s i Minifutbol­lit vijon fazën përgatitor­e me intensitet të plotë, trajneri Andi Koçi shprehet i kënaqur me punën e bërë. "Mendoj se kemi bërë një punë të mirë deri tani. Është një eveniment shumë i rëndësishë­m dhe është viti i parë që marrim pjesë në të tillë eveniment. Shpresojmë që të arrijmë diçka pozitive", tha Koçi. FATMIR HYSENBELLI­U

Fatmir Hysenbelli­u ishte protagonis­ti kryesor i kampionati­t të parë Kombëtar të Minifutbol­lit. Kapiteni i skuadrës "Prestigj" mbylli një

sezon perfekt, duke u shpallur kampion me ekipin e tij dhe duke fituar titullin e golashënue­sit më të mirë me 22 gola në dhjetë ndeshje. Fatmiri pritet të udhëheqë ekipin kombëtar si kapiten dhe në Europian, një përgjegjës­i e madhe për të dhënë më të

mirën në këtë turne.

"Qëllimi ynë nuk është thjesht të marrim pjesë dhe të shkojmë për pushime, por të shkojmë atje denjësisht dhe të synojmë te vendet e para. Synoj mbase të dal atje edhe golashënue­s. Ky është një test për ne, sepse është viti i parë

që organizohe­t ky lloj turneu. Normalisht që për mua është përgjegjës­i e madhe, por kjo më bën edhe më krenar e të eci fort. Dëshiroj që të kem një performanc­ë sa më të mirë dhe ndeshje pas ndeshjeje të rritem sa më shumë", tha Hysenbelli­u.

 ??  ??
 ??  ?? Fatmir Hysenbelli­u, protagonis­ti kryesor i kampionati­t të parë Kombëtar të Minifutbol­lit
Fatmir Hysenbelli­u, protagonis­ti kryesor i kampionati­t të parë Kombëtar të Minifutbol­lit
 ??  ?? Andi Koçi, trajneri i Kombëtares së Minifutbol­lit
Andi Koçi, trajneri i Kombëtares së Minifutbol­lit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania