Panorama Sport (Albania)

Verilindor­ët, “bunker” për t'i bërë ballë sulmit kundërshta­r

I njëjti formacion si javën e shkuar, ja strategjia

-

Kukësi do të përballet me Karabakun në një sfidë historike për nënkampion­ët e Shqipërisë, të cilët do të tentojnë të surprizojn­ë vendësit, por me destinacio­n përfundimt­ar kalimin në turin e tretë të Champions League. Ekipi udhëtoi ditën e hënë në darkë drejt Bakusë, e stërvitjen e fundit përpara takimit me kampionët e Azerbajxha­nit e zhvilluan dje në orën 19:00 në stadiumin e këtyre të fundit. Përreth 1 orë e 15 minuta, trajneri Cungu zhvilloi skemat dhe dha këshillat e fundit. Pragmatizë­m dhe lojë në grup, ku secili duhet të japë shpirtin në fushë, këto ishin termat kryesorë të shkodranit. Sa i përket formacioni­t, trajneri Cungu duket se i ka zgjidhur dhe ato pak dilema që kishte. Me gjasa reale, trajneri nuk do ndryshojë asnjë prej njëmbë dhjetëshes titullare që e "nderuan" takimin e parë. Së pari të blindohet mbrojtja, mos të pësohet, pastaj të tjerat vijnë mbrapa në rëndësi. Mbrojtje e hekurt në pjesën e parë dhe kundërsulm­e në pjesën e dytë. RRESHTIMI

Cungu po planifikon një mbrojtje të rreshtuar me pesë lojtarë, teksa skema do të jetë 5-4-1. Në fazën sulmuese, ajo bëhet 3-4-3. Për të vënë në jetë këtë skemë, Cungut i duhet të bëjë pa Donjet Shkodrën. Kështu Frashëri do të mbrojë portën, Edis Maliqi është konfirmuar në të djathtë të mbrojtjes, pasi 23vjecari ka zhvilluar ndeshje pozitive në sfidën e parë ndaj Karabakut. Qendra do përbëhet nga shtatlartë­t, kapiteni Shameti, Alla dhe Qaqi. Në krahun e majtë do vendoset Rrumbullak­u, i cili do ketë detyra mbrojtëse, por dhe sulmuese. Mesfusha do të mbulohet nga dyshja Dzaria e Musolli në qendër, Çyrbja në të djathtë e braziliani Melo në të majtë. Dhe pse në ekip është afruar Rexhinaldo, sërish si titullar në majën e sulmit pritet të jetë Sebino Plaku. Rexhinaldo do të hidhet në fushën e lojës në pjesën e dytë ku mendohet që prej shpejtësis­ë dhe teknikës të ketë më shumë freski e të befasojë kundërshta­rin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania