Panorama Sport (Albania)

Shkëndija bën historinë, kalon në turin e tretë të Champions-it

Tetovarët eliminojnë moldavët e Sherif Tiraspolit

-

Shkëndija e Tetovës ka shkruar një faqe të re në historinë e saj, pasi dje ka arritur të kualifikoh­et në raundin e tretë eliminator të Champions Ligës, pasi ka barazuar me gola në transfertë ndaj kampionëve të Moldavisë, Sherifit të Tiraspolit. Vendimtare në këtë kualifikim ka qenë fitorja minimale e arritur në ndeshjen e një jave më parë ndaj ekipit moldav me golin e Besart Ibrahimit, që të siguronte kualifikim­in në turin tjetër, ku do të jetë përballë ekipit austriak të Red Bull Salzburg. Në ndeshjen e djeshme, tetovarët kanë qenë shumë të kujdesshëm dhe nuk i kanë dhënë asnjë mundësi kundërshta­rit që t'i rrezikojë. Të vendosur me forca të shumta në mbrojtje, ekipi i drejtuar nga trajneri Qatip Osmani, është munduar në disa raste të shfrytëzoj­ë kundërsulm­in, për të shënuar golin e sigurisë, por nuk ia ka dalë. Ndërsa, moldavët gjatë gjithë kohës kanë sulmuar, por pa mundur të shënojnë dhe ta çojnë ndeshjen në shtesë, për të shpresuar më pas kualifikim­in në turin tjetër. Megjithatë, turi tjetër do të jetë më i vështirë për ekipin e Osmanit, pasi ekipi austriak ka luajtur sezonin e shkuar në gjysmëfina­let e Ligës së Europës. Ndeshjen e parë, tetovarët do ta luajnë në transfertë në datën 7 ose 8 gusht, ndërsa të kthimit më

14 gusht në shtëpi. Tifozët nga ana tjetër kanë nisur organizime­t për këtë ndeshje, pasi mbështetja për kuqezinjtë do të jetë maksimale si në takimin që do të luhet në transfertë, ashtu edhe në atë që luhet në shtëpi. Tre vitet e fundit Shkëndija ka pasur shumë sukses në arenën ndërkombët­are.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania