Panorama Sport (Albania)

Gjici, i qartë: Dua kualifikim­in!

“Unë flas jashtë fushe dhe ekipit i kam plotësuar çdo kusht, tani radhën e kanë lojtarët”

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi ka marrë një rezultat të mirë ndaj Karabakut në ndeshjen e parë, i cili lë shumë shpresë për më tej, pasi me çdo barazim me gola kualifikoh­en verilindor­ët. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport" shprehet mjaft optimist dhe ka shumë besim tek ekipi i tij. Ai thekson se ai i ka dhënë çdo gjë ekipit, ia ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kërkesat dhe tani e kanë vetë lojtarët në dorë që të shënojë e të kalojë. Ndërsa, për çështjen "Kale" ai thotë se ka folur më parë e këto ditë kur Kukësi luan në nivele ndërkombët­are nuk do të merret me çështje të tilla, të cilave do ua jap përgjigjet më vonë. "Jemi shumë të përqendrua­r te ndeshja me Karabakun. E dimë që kemi përballë një skuadër me nivel, por dhe ne jemi ekip me vlera. E kemi treguar në fazën e parë me Valetën, e treguam dhe ndaj Karabakut në Shkodër. Kemi cilësi, duhet të tregojmë shumë në fushë, kam besim te çunat dhe te stafi. Unë çdo premtim e kam mbajtur deri më sot, por unë flas jashtë fushe dhe tani ata të flasin në fushë. E theksoj që kam shumë besim nga ekipi, nga të gjithë lojtarët. Jam

i bindur në forcën tonë. Për jashtë fushës kurrë nuk i kam kursyer asgjë ekipit, të gjithë e dinë që çfarë presidenti kanë. Për çështjet e tjera nuk dua të flas sot, pasi Kukësi është një klub model që nuk i mungon asgjë, është solid në çdo aspekt.

Pres vetëm kalimin e këtij turi, të gjitha jua kam plotësuar çfarë kanë kërkuar, tani ata e kanë topin, ta fusin në rrjetë dhe ta kalojmë turin. Natyrisht dhe fati do Zoti na ndihmon", kanë qenë fjalët e presidenti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania