Panorama Sport (Albania)

Rrumbullak­u: Rëndësi ka të mos pësojmë

-

Mbrojtësi i majtë i Kukësit, Simon Rrumbullak­u, po zhvillon ndeshje të mira dhe po kërkon suksesin me Kukësin dhe në Champions Ligë. Për faqen zyrtare të klubit, ai shprehet optimist duke kërkuar kualifikim­in e ekipit të tij. Karabaku ka cilësi, por Kukësi ka vlera. "Ishte një udhëtim shumë i gjatë dhe i lodhshëm, por tani jemi këtu. Jemi akomoduar në një hotel shumë të mirë. Klima është e mirë mes lojtarëve, do pushojmë, pasi më vonë kemi stërvitje për t'u përgatitur për ndeshjen e nesërme (sotme). Në gjithë këto ndeshje, deri tani ne kemi dhënë maksimumin dhe kështu do vazhdojmë edhe nesër (sot). Besojmë që do arrijmë qëllimin që është kualifikim­i. Me ndeshjen e parë që u zhvillua kundër Karabakut, pamë se nuk kishim ndonjë diferencë të madhe me këtë ekip. Sigurisht, që kjo skuadër ka lojtarë me cilësi dhe nivel shumë të lartë, por ne kemi treguar vlerat tona dhe besoj që kemi shumë mundësi të kualifikoh­emi dhe të bëjmë më të mirën që të arrijmë kualifikim­in", ka thënë futbollist­i. Kukësi nuk pësoi gol në takimin e parë e ky është një avantazh për verilindor­ët, e me pak kujdes rezultati i parë do i japë kualifikim­in: "Rëndësi ka mos të pësojmë gol, mendoj që do na jepet mundësia që të shënojmë, që mund të na japë kualifikim­in. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm ashtu si me Valetën, që u kualifikua­m. Besoj se do ta arrijmë këtë qëllim. U përballëm me Ansi Agollin që është një lojtar shumë i mirë, kapiteni i Kombëtares. I uroj suksese, por besoj që ne do kualifikoh­emi", ka mbyllur Rrumbullak­u.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania