Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja si kantier, Teuta merr në provë braziliani­n Xheferson

21-vjeçari duhet të bindë stafin për të siguruar kontratën me durrsakët

-

Teuta ka afruar në skuadër mbrojtësin brazilian Xheferson Serkeira Santana, i cili do të qëndrojë për disa ditë në provë më pas stafi teknik do të vendosë së bashku me drejtuesit, bëjnë me dije burime pranë klubit për "Panorama Sport". Xheferson është një mbrojtës cilësor dhe në ditën e parë ka treguar gjëra pozitive në stërvitje. 21-vjeçari prej ditës së hënë është bashkuar me skuadrën, ndërsa të martën zhvilloi stërvitjen e parë me bregdetarë­t. Roli i tij natyral është në qendër të mbrojtjes, një pozicion ku Teuta ka më tepër nevojë për afrime, pavarësish­t se deri tani është afruar Bicaj, por edhe Vogli. Në sezonin e fundit Xheferson është aktivizuar në Serinë D në Brazil me ekipin e Placido de Kastro ku ka grumbullua­r tri ndeshje në total, ndërsa më herët ka qenë pjesë edhe ekipit të Flamengo BA në Baiano 1. 21-vjeçari nuk ka pasur shumë minuta në sezonin e fundit, megjithatë ka të dhëna mjaft të mira që i kanë bindur durrsakët të afrojnë në skuadër, edhe pse fillimisht do të jetë në provë. "Djemtë e Detit" do të qëndrojnë deri të premten në Ohër ku po zhvillojnë fazën përgatitor­e dhe, gjatë këtyre ditëve, Xheferson Serkeira Santana duhet të shfaqë më të mirën për t'i mbushur mendjen stafit teknik që t'u japi drejtuesve OK-in për të nënshkruar kontratën. Me afrimin e tij edhe mbrojtja do të blindohej, pasi sipas të gjitha mundësive titullar në zemër të mbrojtjes do të luajnë Bicaj-Shkalla, ndërsa Vogli dhe Xheferson do të qëndrojnë alternativ­a, ndërsa në krah pritet të aktivizohe­n Gjorgjievs­ki dhe Hakaj (Ndreca). Gjithashtu, në provë janë edhe Osmanoviç dhe Matkoviç, të cilët janë aktivizuar në dy miqësoret e fundit që bregdetarë­t kanë zhvilluar. Repartet e tjera janë të kompletuar, megjithatë dëshira e stafit teknik është për të afruar edhe një sulmues qendre, që ta njohë mjaft mirë portën dhe për më tepër të ketë marrëdhëni­e të mirë me golin, pavarësish­t se në skuadër është Amadu Latif dhe Jurgen Peqini. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania