Panorama Sport (Albania)

Titullarët kërkojnë paradhënie, Kamza shtyn nisjen drejt Maqedonisë

Kryeqyteta­sit përmbysin Erzenin, 1- 3

-

Erzeni ka zhvilluar dje pasdite në stadiumin "Tofik Jashari" ndeshjen e tretë miqësore duke pasur përballë një skuadër të Kategorisë Superiore siç është Kamza. Ndeshja pati mjaft interes në tifozërinë shijakase, e cila ndjek vazhdimish­t ekipin e saj jo vetëm gjatë takimeve, por edhe gjatë seancave stërvitore, por, për fat të keq, Erzeni është mundur në këtë testuese. NDESHJA - Në pjesën e parë Erzeni ka zhvilluar një lojë të shkëlqyer duke pasur epërsi të padiskutue­shme ndaj miqve nga Kamza. Rastet nuk kanë munguar dhe vendësit arritën të shënojnë të parët për të marrë epërsinë në minutën e 25 me Topllarin, i cili aktivizohe­t në ketë

sezon me skuadrën shijakase. Skuadra e Kamzës në këtë pjesë loje, ndonëse me mungesa të shumta të formacioni­t bazë, gjithsesi zhvilloi një lojë të qartë nga ana teknike dhe me anë të kundërsulm­eve ka kërcënuar portën erzenase, por pa arritur të barazojë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Erzeni, ashtu si

në dy takimet e mëparshme, ka provuar mjaft futbollist­ë që natyrisht i kanë shërbyer stafit teknik të skuadrës shijakase për të krijuar ide të plota mbi secilin element të organikës. Ndërsa ekipi i Kamzës aktivizoi disa futbollist­ë cilësorë krahas të rinjve. Kjo pjesë loje u dominua nga futbollist­ët miq që natyrisht duke pasur

dhe përvojën e një skuadre të Kategorisë Superiore, zhvilluan një lojë më të rrezikshme dhe më kërkuese ndaj një Erzeni të rinovuar.

Në minutën e 57-të, Kamza arrin të barazojë me anë të Rodoviç, por kamzalinjt­ë nuk u mjaftuan me kaq. Në minutën e 65-të, Mehmeti kaloi në avantazh ekipin e tij, ndërsa në të 80- ën, Balliu, i futur në pjesën e dytë, vulosi rezultatin përfundimt­ar në 1-3 për Kamzën. KAMZA - Skuadra kryeqyteta­se duket se ka ndryshuar planin për fazën përgatitor­e. Kjo gjë ka ardhur për shkak të asaj që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme me pjesën dërrmuese të lojtarëve titullarë. Skuadra do të nisej sot

drejt Maqedonisë për fazën përgatitor­e, por disa prej titullarëv­e kanë kërkuar paradhënie për kontratat e firmosura. Kjo gjë ka bërë që axhenda të zhvendoset nga drejtuesit për të premten, në mënyrë që të zgjidhet çdo kërkesë dhe diskutim me futbollist­ët dhe që të mundësohet zhvillimi i përgatitje­ve. Fiqiri Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania