Panorama Sport (Albania)

Flamurtari prezanton Torasën, mbërrin edhe braziliani Kale

Idrizi e quan goditje afrimin e ish- lojtarit të Kukësit

-

Agustin Torasa është zyrtarisht lojtar i Flamurtari­t. Argjentina­si është prezantuar dje nga klubi, ndërsa ka firmosur edhe kontratën për një sezon me të drejtë rinovimi. I shoqëruar nga menaxheri i tij, Torasa ka bërë edhe shqiponjën gjatë prezantimi­t, ndërsa mund të quhet si goditja e Flamurtari­t në këtë merkato për vetë cilësitë që ai ka si lojtar. Sapo ka zbritur në Rinas, Torasa udhëtoi drejt Vlorës ku edhe firmosi kontratën. 29- vjeçari karrierën e tij e ka nisur tek All Boys, për të vijuar te Red Bull Salzburg, Tigre, Hurakan. Nga janari i 2016- ës deri në verën e 2017ës argjentina­si ishte pjesë e Partizanit dhe në këto kushte e njeh mirë kampionati­n shqiptar. Mitre ishte ekipi i tij i fundit përpara transferim­it në Vlorë. Torasa udhëton sot drejt Karpenisi, në zonën e Patras në Greqi, për tu bashkuar me ekipin në fazën përgatitor­e.

KALE- Bashkë me Torasën, dje në Vlorë ishte edhe Elton Kale. Por ky i fundit nuk është prezantuar nga klubi zyrtarisht, pavarësish­t se thuhet se ka firmosur kontratën dhe është

lojtar i Flamurtari­t. Kale dhe klubi janë mjaftuar me një foto që është publikuar në faqen zyrtare të Flamurtari­t në "Facebook". Kale dhe Torasa kanë pozuar me administra­torin Sinan Idrizi. Braziliani nuk u prezantua dhe duket se shkak është bërë çështja

e hapur me Kukësin. Por, sikundër ka deklaruar administra­tori Idrizi, Kale është lojtari i lirë dhe ndaj klubi vlonjat hyri në bisedime me atë. Idrizi ftoi presidenti­n e Kukësit, Safet Gjici, që bashkë me lojtarin t'i nënshtrohe­n një ekspertize për të

nxjerrë të vërtetën. Klubi vlonjat bën me dije se Flamurtari ka firmosur me lojtarin brazilian dhe se është mbyllur gjithçka. Edhe Elton Kale pritet që t'i bashkohet sot ekipit në Greqi, teksa do të udhëtojë bashkë me Torasën. Kale e ka zhvilluar më shumë karrierën e tij në Brazil, ku ka qenë pjesë e shumë ekipeve. Kale e ka nisur me ekipe si Desportivo Brazil, Rio Klaro, San Bento, e për të vijuar me Uniao Madeira dhe Ergotelis në Greqi. Ndërsa sezonin e fundit në vitin 2017, braziliani 1.68 m i gjatë, ka pasur një aventurë në Shqipëri dhe pikërisht tek ekipi i Kukësit. IDRIZI- Administra­tori Sinan Idrizi, pas prezantimi­t të argjentina­sit Agustin Torasa, ka dhënë një prononcim për "Panorama Sport". Idrizi deklaroi se Torasa dhe Kale janë lojtarë të Flamurtari­t. Administra­tori tha se Fla- murtari do të përforcohe­t edhe me lojtarë të tjerë. "Agustin Torasa është zyrtarisht lojtar i Flamurtari­t. Lojtarin sapo e prezantuam. Nesër (sot) Torasa do të udhëtojë drejt Greqisë. Po ashtu erdhi sot (dje) edhe Kale. Të dy lojtarët ishin në klub dhe do t'i bashkohen ekipit në fazën përgatitor­e. Mund të them se këta dy lojtarë janë blerje të goditura në këtë merkato. Pritet që të kemi edhe të tjera afrime. Jemi në tentativa për afrimin e një mbrojtësi edhe një sulmuesi që të bëjnë diferencën", përfundoi Idrizi. Ermal Sika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania