Panorama Sport (Albania)

Bregu: Skënderbeu mbron titullin

"Fillimisht dua të bëj më të mirën në Korçë, pastaj të mendoj për një transferim në Europë"

- LLAZI SARO

Skënderbeu do të luftojë për titullin kampion dhe i ka të gjitha potenciale­t për të mbrojtur kurorën. Kjo ka qenë kryefjala e deklaratës së vlonjatit Dejvi Bregu në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport". Ylli më i ri i Skënderbeu­t duket se është ambientuar menjëherë me grupin dhe është përshtatur më së miri për të qenë në rolin e një prej lojtarëve kyç të ekipit. Për sa i përket së ardhmes, sulmuesi nuk nxitohet, por kërkon fillimisht që të bëjë gjithçka mirë në Korçë.

Dejvi, duket se përshtatja me ekipin ka qenë e shpejtë...

Po, është e vërtetë, jam ndier menjëherë pjesë e këtij ekipi dhe normalisht që kjo më bën mirë. Është një meritë e shumë faktorëve, që ndikojnë në këtë përshtatje, duke filluar nga ngrohtësia e stafit,

lojtarëve, si dhe e tifozëve, pasi më kanë pritur mirë që në fillim të aventurës sime.

Kjo përkon edhe me golin e parë, pavarësish­t se ishte miqësore?

Po, natyrisht që golat janë shumë të rëndësishë­m. Më vjen mirë që e kam gjetur shpejt, megjithëse ishte ndeshje miqësore. Por, kjo të ndihmon të jesh në rregull me gjetjen e rrjetës. Unë dëshiroj të vazhdoj kështu dhe shpresoj që golat e mi të jenë të shumtë dhe të ndihmojnë ekipin, sidomos për të marrë sa më shumë pikë falë tyre.

Një javë me Skënderbeu­n, si ju duket grupi?

Jemi një grup i bashkuar dhe mund të them se kemi dëshirë për të punuar dhe për të arritur shumë suksese. E shoh si një familje të madhe, ku gjithsecil­i e di pozicionin e tij dhe bën atë që i takon të bëjë. Me pak fjalë, është një klub i mirorganiz­uar dhe çdo gjë shkon si duhet.

Po me shokët e repartit të sulmit a jeni i kënaqur apo ndjeni mungesë në këtë sektor?

Jo, aspak, për mua çdo gjë është në rregull. Për sa i përket repartit, këto janë gjëra që nuk më takojnë mua, por drejtuesve. Ata e dinë se ku ka nevojë ekipi për ndërhyrje dhe ku jo.

Në të tilla kushte, jeni gati për të qenë pika e referimit te Skënderbeu?

Shikoni, ekipi ka shumë elementë cilësorë dhe normalisht që gjithsecil­i mban peshën e vet. Nuk mendoj se do të jem unë pikë referimi, pasi ky klub ka grupin e fortë. Personalis­ht, sikundër e thashë edhe më sipër, kam qëllim primar që të ndihmoj ekipin sa më shumë të jetë e mundur në objektivin që ka.

Skënderbeu pretendon për titull, a mendoni se me këtë ekip është i mundur ky objektiv?

Sigurisht që po. E thashë dhe po e ripërsëris, kemi një ekip të bashkuar dhe shumë të fokusuar për të bërë mirë. Për këtë arsye çdo gjë është e mundur. Skënderbeu e ka të qartë objektivin e vet dhe normalisht që mbrojtja e titullit është kryesorja. Me këtë ekip jam i bindur se nuk do të kemi probleme në arritjen e objektivit.

A e shikoni Skënderbeu­n si trampolinë për në Europë?

Mendoj se ishte zgjedhja më e mirë e mundshme. Dhe duke parë që klubi ka besim tek unë, për sa i përket marketingu­t të lojtarëve, edhe unë jam i bindur se gjithçka do të shkojë shumë mirë. Por, si fillim të jap më të mirën këtu dhe të ndihmoj ekipin me golat e mi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania