Panorama Sport (Albania)

Mehmeti nis punën si zv.trajner, të kuqtë për fazë në Elbasan

-

Partizani ka startuar ditën e djeshme përgatitje­t në kompleksin sportiv "Pepa" të qytetit të Elbasanit, ku pritet që të rrinë të grumbullua­r afro dy javë dhe të kryejnë nga dy seanca në ditë. Të kuqtë kanë preferuar që fazën ta kryejnë në një terren me bar natyral, duke lënë përkohësis­ht fushat me bar sintetik të kompleksit "Internacio­nal" në Pezë. Risia në seancën e djeshme stërvitore ishte prezenca e ndihmëstra­jnerit të ri të skuadrës së Partizanit, Dritan Mehmeti, i cili kompleton stafin teknik të "demave të kuq". Ish-tekniku i Dinamos dhe i Korabit ka hyrë menjëherë në "zanat", me trajnerin Gegën, që i la liri veprimi në shpjegimin e ushtrimeve për lojtarët. Mehmeti u pa shumë aktiv gjatë kësaj seance stërvitore, sidomos gjatë ushtrimeve të para. Më pas, hyn në "lojë" vetë Gega, duke i "shtrydhur" me ushtrimet me intensitet të lartë. Edhe në lojën që bënë brenda grupit, kërkoi shpejtësi dhe mbajtje të topit jo më shumë se dy pasime, duke kërkuar nga lojtarët ta mbajnë ritmin të lartë gjatë gjithë lojës. DËMTIMET - Për sa i përket ekipit, i gjithë grupi i lojtarëve të Partizanit ishte i gatshëm në seancën e djeshme stërvitore, përveç Belicës, i cili kreu stërvitje të diferencua­r nga pjesa tjetër e grupit. Mbrojtësi nga Struga u dëmtua në ndeshjen e parë me Mariborin dhe akoma nuk është riaftësuar. Gjatë gjithë stërvitjes së pasdites së djeshme kreu vrapime përreth fushës dhe pak streçing. Ndërkohë, gjatë ndeshjes brenda grupit, dy futbollist­ë e lanë lojën para kohe, për shkak të problemeve. Bëhet fjalë për Asanin dhe Bitrin, që gjithsesi nuk mendohet se bëhet fjalë për dëmtime serioze, të paktën me aq sa u pa në stërvitje. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania