Panorama Sport (Albania)

Bindja e Brahos: Luftëtari, konkurrues edhe në sezonin e ri

"Mjeshtri i Merituar i Sportit" beson te skuadra e Kostiçit

-

Sefedin Braho, "Mjeshtri i Merituar i Sportit" (i vetmi që ka këtë titull në Gjirokastë­r) në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport" shpreh bindjen e plotë se Luftëtari i sezonit të ri do të jetë sërish i suksesshëm. Për Brahon Luftëtari, pavarësish­t disfatës në Kupat e Europës, në kampionat do të jetë konkurrues, i denjë për të rivalizuar si i barabartë mes 10 ekipeve elitare. "Luftëtari ka ruajtur "shtyllën kurrizore" të skuadrës së sezoneve të fundit, pavarësish­t se i janë larguar lojtarë me vlera të padiskutue­shme. Të zëvendësos­h lojtarë si Dejvi Bregu dhe KristalAba­zaj është e vështirë. Gjithsesi kam parë lojtarë interesant­ë, që stërviten me zell dhe përkushtim. Individi ka rolin e tij, por loja e grupit të shpërblehe­t

me rezultate pozitive. Këtë armë të fortë Luftëtari duhet ta trashëgojë edhe në kampionati­n e ri. Çelësi i suksesit për Luftëtarin ka qenë pikërisht loja kolektive dhe familjarit­eti mes lojtarëve", u shpreh fillimisht Braho. Një tjetër arsye më shumë që Luftëtari të jetë po ai i sezonit të fundit, sipas Brahos, është dhe puna sistematik­e e stafit teknik, e

nisur kjo që nga java e parë e muajit qershor. "Jo më kot thuhet se fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe për Luftëtarin frytet e punës së bërë aktualisht jam i bindur se do të shpërblehe­n në kampionati­n e ri. Që të përballosh një garë të gjatë si kampionati ynë me 36 javë duhet përgatitje e lartë fizike. Këtë komponent të rëndësishë­m që kërkon futbolli i

sotëm, lojtarët e Luftëtarit do të vënë në eficiencë ndeshje pas ndeshje. Stafi i ri teknik e ka ndryshuar filozofinë e stërvitjes dhe metodologj­inë e saj, çka do të ndikojë për mirë në kampionat", nënvizoi më tej Braho. Starti i kampionati­t të ri për Luftëtarin do të nisë me takimin ndaj Kastriotit, i cili do luhet më 19 gusht në stadiumin "Gjirokastr­a". Për një moral më të lartë dhe për një besim më të madh, Luftëtarit i kërkohet domosdoshm­ërisht rezultati pozitiv ndaj debutuesve të Kastriotit. "Ndeshja me Kastriotin, edhe pse është shpejt për të dhënë një mendim fiks do të jetë e vështirë. Për ta nisur me "këmbën e duhur" garën e gjatë, duhet qetësi dhe besim. Ditët para nisjes së kampionati­t janë të mjaftueshm­e për të kolauduar më mirë ekipin. Kontingjen­ti i lojtarëve të Luftëtarit ka më shumë përvojë se kundërshta­ri, ndaj dhe unë besoj te fillimi i mbarë. Luftëtari ka më shumë nevojë se kurrë për mbështetje morale nga ana e tifozërisë. Është ndeshja e parë dhe tifozëria nuk do të mungojë", përfundoi Braho për "Panorama Sport". Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania