Panorama Sport (Albania)

Ballshi në festë, një kompleks në qendër të qytetit

Kryebashki­aku Kapllanaj: Na ndihmoi presidenti Duka

- ERJON SALIU

Bylis me një komple ks stërvitor. Më në fund, skuadra ballshiote do të kenë mundësinë që të zhvillojë pa u shqetësuar seancat stërvitore për të luajtur më pas ndeshjet normalisht në stadium. "Kompleksi Sportiv Bylis" do të quhet terreni i inauguruar dje pas gjashtë muaj punimesh. Një terren që do t'i shërbejë qytetit të Ballshit dhe rrethinave për të zhvilluar më tepër futbollin. Në ceremoninë e inaugurimi­t merrnin pjesë personalit­ete nga futbolli vendës, Qarku i Fierit dhe Vlorës, trajnerë e ish- trajnerë, Migjen Skënderaj, Niko Divia, Agim Meta, Luan Asllani, përfaqësue­s të USAID, deputetët Enkelejd Alibeaj e Luan Baçi, kryebashki­aku i Ballshit, Agron Kapllanaj, presidenti i skuadrës Besnik Kapllanaj, por edhe qindra banorë të zonës, fëmijë të moshave dhe lojtarë të skuadrës së parë. Të pranishëm në Ballsh kanë qenë edhe përfaqësue­s të FSHF-së, të cilët kanë prerë shiritin për këtë ministadiu­m që ka 400 ndenjëse, po ashtu i ofron të gjitha shërbimet për të zhvilluar një ndeshje zyrtare moshash. Mbi të gjitha, do të shërbejë për ngritjen e akademive sportive dhe të stërvitjes së skuadrës ballshiote. KAPLLANAJ Kryebashki­aku Kapllanaj ka falënderua­r kreun e FSHFsë, Armand Duka, për këtë investim, pasi një pjesë të fondeve i ka akorduar institucio­ni i futbollit në vendin tonë që ky projekt të bëhej realitet. Në fjalën e tij para qytetarëve të Ballshit, Agron Kapllanaj u shpreh: "Që ky projekt të realizohej 100% duhej edhe një donator tjetër, pasi projekti e

tejkalonte limitin e USAID-it që kishte në dispozicio­n. Për këtë, me qenë se këtu kemi të bëjmë me një kompleks sportiv, unë nuk ngurrova, por shkova dhe takova mikun tim dhe të të gjithë mallakastr­iotëve, presidenti­n e FSHF- së, Armand Duka, të cilin gjej rastin ta falënderoj nga zemra, pasi përgjigjja e tij pa e mbyllur mirë fjalën ishte 'po z. kryetar! Do të bëhemi bashkëfina­ncues në këtë projekt'. Një terren që do t'i shërbejë jo vetëm skuadrës së Bylisit, por të gjithë fëmijëve të zonës dhe ekipeve të moshave", tha ndër të tjera kryebashki­aku i Mallakastr­ës,

Kapllanaj, në fjalën e tij. Bylisi do të zhvillojë sezonin e tretë radhazi në Kategorinë e Parë, si asnjëherë më parë në historinë e këtij klubi. Por, ky sezon do të merret shumë seriozisht nga drejtuesit, të cilët kanë ruajtur boshtin e vitit të shkuar dhe do të afrojnë lojtarë cilësorë për të përforcuar repartet më të dobëta për t'u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Sot pasdite Bylisi zbret në stërvitje, por priten edhe surpriza me afrime lojtarësh vendës dhe të huaj. Pritet që gara në Grupin B të Kategorisë së Parë të jetë shumë e fortë.

 ??  ?? Çast gjatë ceremonisë së inagurimit të kompleksit stërvitor të Bylisit
Çast gjatë ceremonisë së inagurimit të kompleksit stërvitor të Bylisit
 ??  ?? Pamje nga lart e kompleksit sportiv të Ballshit
Pamje nga lart e kompleksit sportiv të Ballshit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania