Panorama Sport (Albania)

Një tjetër derbi për Lushnjën, Gjyla bën skanerin

-

Lushnja do të luajë sot pasdite në stadiumin "Roza Haxhiu" një ndeshje miqësore me Apoloninë, që do të jetë e treta për skuadrën e drejtuar nga Ilir Gjyla, në kuadrin e përgatitje­ve për sezonin e ri. GJYLA

"Synimi ynë është të shikojmë hap pas hapi si do të ecin gjërat, sepse me të vërtetë kemi thënë që kemi probleme në disa reparte. Kërkojmë që çdo pozicion të jetë i sigurt me nga një lojtar, sidomos në mesfushë dhe në mbrojtje. Por, kjo nuk do të thotë që gjatë kohës që kemi punuar ose do të punojmë këta futbollist­ë nuk do të ecin, do të rrinë në vend. Kështu që këto janë ndeshje parapërgat­itore. Patjetër që çdo miqësore nxjerr diçka. Por, këto janë ndeshje që na nxjerrin në pah ato çfarë duam. Pastaj, me kalimin e kohës, do të kemi mundësi që të përmirësoh­emi më shumë. Janë në një fazë tjetër kohore. Ndoshta, në momentin që do të jemi në fazën përgatitor­e, kur të zhvendosem­i në Pogradec, atëherë do të shikohet më së miri se kush është skuadra në të vërtetë. Tani këto janë më shumë ndeshje stërvitore dhe patjetër që na ndihmojnë për të parë ku çalojmë", deklaroi për "Panorama Sport" trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla. Tekniku verdhejesh­il tregon dhe për vlerën e miqësoreve. "Normal që këto ndeshje na bëjnë që të formatojmë skuadrën. Kjo është kryesorja për ne. Formatojmë skuadrën duke e parë nëpër ndeshje. Në këtë moment unë them që jam i pakënaqur me 'X' futbollist dhe them që më duhet në këtë pozicion. Ndoshta pas dy javësh nuk më duhet më në atë pozicion. Kështu që në momentin që ai harmonizoh­et me ekipin, jemi OK. Na vlejnë këto ndeshje për të parë gjithçka", është shprehur tekniku i lushnjarëv­e Ilir Gjyla. Aktualisht, te Lushnja stërviten 22 futbollist­ë, nga të cilët vetëm shtatë prej tyre janë aktivizuar me verdhejesh­ilët sezonin e kaluar. Verdhejesh­ilët kanë luajtur dy miqësore deri tani. Fillimisht, janë mundur 4-2 nga Apolonia dhe më pas 1-0 nga Besa. Ekipi do të luajë sot takimin e radhës sërish ndaj fierakëve. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania