Panorama Sport (Albania)

Vllaznia mban peng Çinarin, nuk i jep lejen e kalimit

Klubi kërkon të përfitojë më shumë se 20 mijë euro

-

Pavarësish­t se kampionati kroat ka nisur, mesfushori shkodran Erald Çinari nuk ka mundur të luajë dot me ekipin e Istras ku është i huazuar. Arsyeja është se klubi i Vllaznisë nuk ka lëshuar ende lejen e kalimit. Kjo gjë e bën të pamundur federimin e këtij lojtari me klubin e tij të ri. Siç dihet, gjatë muajit korrik u bë transferim­i i lojtarit tek klubi spanjoll Deportivo Alavesh dhe madje vetë Çinari deklaroi në media se kishte firmosur për të. Fillimisht u deklarua se klubi shkodran kishte rënë dakord për transferim­in e këtij futbollist­i për

shumën e 20 mijë eurove, por duket se tashmë shkodranët nuk janë dakord me këtë shifër. Vllaznia kërkon që të respektohe­n të gjitha klauzolat e kontratës që lojtari ka të firmosur me klubin. Në këtë aspekte, priten zhvillime të tjera në ditët e ardhshme për të mësuar për

destinacio­nin e vërtetë të Erald Çinarit. 21- vjeçari pasi ka firmosur me Alavesh, është huazuar për një sezon në Kroaci tek ekipi Istras me të cilin edhe është prezantuar dhe ishte bërë gati për të luajtur që në javën e parë të kampionati­t. Kjo nuk ka ndodhur dhe me

shumë siguri nuk do të jetë në fushë as në javën e dytë. Në periudhën kur Çinari firmosi për Alavesh, te klubi shkodran nuk kishte administra­tor. Ndërsa, tani me ardhjen e Suad Licit, duket se shkodranët duan të përfitojnë më shumë nga transferim­i i këtij futbollist­i. Klubi spanjoll është sinjalizua­r për kërkesat e Vllaznisë dhe pritet përgjigja e tij. Çinarit në këtë mënyrë do t'i duhet të presë edhe pak ditë për të zbritur në fushë.

TRAJNERI - Me sa duket, emri i trajnerit është ai që po mban peng edhe emërimet e reja. Ajo që dihet është se deri tani nuk ka një mbledhje të Këshillit Mbikëqyrës dhe Licit, mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk po punohet "nën tryezë". Nga sa mësohet, emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e klubit janë ato të Hasan Likës, Ervis Krajës apo Edi Martinit. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania