Panorama Sport (Albania)

“Kjo është Apolonia më e mirë”

Hysenshaha­j: Janë rikthyer lojtarë të rëndësishë­m, ky ekip ngjitet në Superiore

- BUJAR RAMA

Ka ndryshuar "marsh" Apolonia. Pretendohe­t që të mos jetë më skuadra thjesht e "përfaqësim­eve dinjitoze" e për të vegjetuar Kategorinë e Parë, por këtë herë e kanë seriozisht projektin për rikthimin në Superiore. Së paku, kështu deklarohet e kështu ka dukje, teksa evidentohe­n rikthimet e disa lojtarëve me përvojë në skuadër, çka ka qenë gati tabu në 3-4 a më shumë sezonet e fundit, nën të ashtuquajt­urën "filozofi e re" e klubit, që do të bazohej vetëm në futbollist­ë të rinj e të perspektiv­ës. HYSENSHAHA­J

Në skuadrën fierake janë rikthyer ish-lojtarë të përvojës, ish-të Apolonisë, madje nga ata që kanë mbajtur shiritin e kapitenit të këtij ekipi në të shkuarën, por askush si Taulant Hysenshaha­j nuk ka bërë 5 sezone radhazi e në vigjilje të të gjashtit tek Apolonia. Ja pse numri 10 i bardhejesh­ilëve është përzgjedhu­r kapiten i parë për këtë sezon të ri, duke marrë edhe dakordësin­ë e sinqertë edhe të futbollist­ëve më të vjetër se ai në moshë. Janë 7133' në 93 ndeshje kampionati gjatë 5 edicioneve me Apoloninë, ku Hysenshaha­j ka qenë një ndër modelet më pozitive të futbollist­it fjalëpakë, korrekt në stërvitje

dhe në ndeshje e po aq punëtor. Ai flet më shumë me lojën e tij, edhe pse tanimë në rolin e ri e ndien se duhet të shprehet edhe me fjalë, duke dalë mbase edhe jashtë natyrës së tij flegmatike. "Jemi në rrugë të mbarë; ka vite që nuk kishim një skuadër kaq

cilësore në përbërje. Profesor Miho është pjesë e hershme jona. Na njeh mirë dhe e njohim mirë. Ai ka përvojë të gjatë si trajner moshash tek Apolonia, por edhe si zëvendëstr­ajner dhe trajner i parë yni në disa ndeshje në të shkuarën. Në këtë kontekst, ai thuajse i ka njohur mirë vlerat e të gjithë lojtarëve që ka sot disponibël, që në kohën pa ardhur trajner këtu, sikurse edhe ne ia njohim 'huqet', në kuptimin e mirë të fjalës, çfarë kërkon e çfarë synon ai si trajner: ambicioz, këmbëngulë­s e me objektiva të qarta, cilësi që i duhen një Apolonie pretendent­e", shton kapiteni fierak. Më tej, Hysenshaha­j vazhdon: "Shihni emrat, rikthimet: Nako, A. Prifti, Mone, Buzi etj., lojtarë që shumë skuadra do i lakmonin. Shihni të rinjtë tanë aq të talentuar dhe me të ardhme të sigurt. Apolonia do të bëhet një ansambël virtuoz, i bindur, sepse të gjithë japin shpirtin në stërvitje dhe në fushë, që nga më i riu e gjer te lojtari më i përvojës", thotë Hysenshaha­j.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania